🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,759 ▲0.02%
DOW 53,990 ▼0.09%
NASDAQ 26,638 ▼0.2%
NAFTA 80.69 ▲3.21%
ARI 4,405 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,690 ▼ -0.87% ETH $1,891 ▼ -1.85% XRP $1.0267 ▼ -1.48% SOL $76.4000 ▼ -0.77%
S&P 500 7,759 ▲0.02 % DOW 53,990 ▼0.09 % NASDAQ 26,638 ▼0.2 % NAFTA 80.69 ▲3.21 % ARI 4,405 ▲0.11 % S&P 500 7,759 ▲0.02 % DOW 53,990 ▼0.09 % NASDAQ 26,638 ▼0.2 % NAFTA 80.69 ▲3.21 % ARI 4,405 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë n�

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar sot pasdite (10 gusht) situatën e zjarreve në vend, deri në orën 14:00, ku janë raportuar 10 vatra.

Pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, ndërsa katër janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 21 automjete zjarrfikëse dhe 153 forca operacionale, ndërsa në mbështetje të tyre janë 125 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Krujë, zjarri në Abaze vijon të jetë aktiv, por nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, në Krastë, flakët kanë rritur intensitetin dhe janë përhapur në një masiv pyjor. Në terren po operojnë forcat vendore, 50 efektivë të FA-së dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Priskë të Madhe, vijojnë operacionet me katër automjete zjarrfikëse, 15 efektivë të MZSH-së dhe mbështetjen e një helikopteri. Edhe këtu nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbeten gjithashtu vatrat në malin e Nemëçkës, në bashkinë Përmet, dhe në Goraj–Budishë, bashkia Malësi e Madhe. Të dyja ndodhen në terrene të vështira dhe në lartësi të mëdha, por nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në Vilëz të Kurbinit, ndërhyrja e forcave vendore dhe 35 efektivëve të FA-së mundësoi shuarjen e plotë të zjarrit në orën 13:00.

Ndërkohë, zjarri në Cikallesh të Kavajës është shuar plotësisht dhe zona vijon të mbahet nën monitorim. Edhe vatrat në Riban–Ngraçan–Panahor–Çyçen, në Mallakastër, si dhe zjarri në Drenie të Patosit, janë shuar dhe janë nën monitorim.

Në Dajt, situata vijon të mbahet në monitorim.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për zonat e banuara, ndërsa puna për shuarjen e vatrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.