🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 22 July 2026
S&P 500 7,509 ▲0.89%
DOW 52,225 ▲0.74%
NASDAQ 25,837 ▲1.29%
NAFTA 85.18 ▲1%
ARI 4,137 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $65,981 ▲ +0.24% ETH $1,921 ▼ -0.58% XRP $1.1341 ▲ +0.26% SOL $77.5700 ▼ -1.29%
S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 85.18 ▲1 % ARI 4,137 ▲1.48 % S&P 500 7,509 ▲0.89 % DOW 52,225 ▲0.74 % NASDAQ 25,837 ▲1.29 % NAFTA 85.18 ▲1 % ARI 4,137 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1407 EUR/GBP 0.8521 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7193 EUR/MKD 61.5183 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.8511 EUR/JPY 185.95 EUR/CAD 1.6078
22 Jul 2026
Breaking
Sporti

Miqësorja me Gjeorgjinë, De Biasi: Sfidë e veçantë pas asaj me Kosovën

Në konferencën për shtyp përpara sfidës miqësore të ditës së hënë, mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që do të luhet në “Qemal Stafa” në orën 20:00, trajneri italiano-shqiptar është shprehur se do të fokusohet në eksperimente të reja, përpara eventit më të rëndësishëm të vitit të ardhshëm, kampionatit europian që do të zhvillohet në Francë.

“Me Gjeorgjinë – është shprehur tekniku De Biasi, – do të kemi një ndeshje të veçantë, pas asaj festive të zhvilluar me Kosovën në Prishtinë. Ndaj gjeorgjianëve do të provojmë gjëra të reja, në mënyrë që të përcaktojmë disa gjëra të rëndësishme të vlefshme për Europianin e 2016-s. Në Francë, – siç e ka deklaruar edhe herë të tjera De Biasi është shprehur se – do të vijnë kryesisht ata që kanë kontribuuar në kualifikimin historik të Shqipërisë në atë Europian, ndërkohë që dyert e Kombëtares do të mbeten të hapura për cilindo që do të ‘shpërthejë’ papritur apo do të ketë një ecuri pozitive në vijimësi”.

Për mediat ka folur edhe Lorik Cana, i cili duket se nuk është shumë i fokusuar te Gjeorgjia, por mendjen e ka qysh tani te Europiani i Francës. Ai është shprehur se ky do të jetë eventi i parë dhe i fundit madhor që do të zhvillojë me Shqipërinë, pasi siç është shprehur “pas Europianit do të ulem e të vendos për të ardhmen”.

Kapiteni i kombëtares kuqezi është në moshën 32-vjeçare dhe me të gjitha gjasat mund të tërhiqet pas France 2016, por kjo mbetet për t’u parë, duke qenë se mundësitë janë që edhe të mund t’i zhvillojë kualifikueset për në Rusi 2018.

“Armiku ynë i vetëm në Francë do të jetë eksperienca e paktë e lojtarëve të përfaqësueses në kompeticione të tilla, siç do të jetë Europiani. Por, do të përpiqemi të japim maksimumin, pse jo edhe të surprizojmë, nëse do të na jepet mundësia”, ka thënë Cana.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.