🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.79 ▲1.77%
ARI 4,310 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,691 ▼ -2.09% ETH $2,652 ▼ -2.49% XRP $1.4831 ▼ -5.26% SOL $114.0400 ▼ -2.42%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.79 ▲1.77 % ARI 4,310 ▼0.2 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.79 ▲1.77 % ARI 4,310 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Sporti

Miqësorja ndaj Ukrainës U-21/ Bushi: Dua maksimumin, Shpresat kanë potencial për ekipin A

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, foli sot pas publikimit të listës me 23 lojtarët e grumbulluar për ndeshjen miqësore ndaj Ukrainës. Kjo ndeshje do të luhet më 5 tetor në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.

Në konferencën për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, tekniku kuqezi komentoi listën, risitë në skuadër, kundërshtarin dhe përgatitjet për Euro U-21. Trajneri Bushi tha se ka në fokus jo vetëm ndërtimin e skuadrës për Euro U-21, por edhe përgatitjen e një lojë sa më të bukur dhe triumfit në çdo ndeshje.

Afrimet e reja në skuadër – Dua të falënderoj të dy lojtarët, Numan Ajetovikj që ka lënë Maqedoninë e Veriut dhe ka zgjedhur Shqipërinë dhe Omer Bajraktarin, një lojtar me shumë potencial që ka lënë moshat e Kosovës dhe ka zgjedhur Shqipërinë. Të dy dua t’i falënderoj dhe të them që janë një potencial shumë i madh për ekipin tonë U-21 por gjithashtu dhe për ekipin A. Ndërsa lojtarët Kulla dhe Huqi, janë lojtarë që kanë qenë pjesë e moshave të Shqipërisë gjatë gjithë kohës. Lojtarë me shumë potencial, janë pak të vegjël. Këto miqësore i japin mundësinë për t’i testuar këta lojtarë, që do të jenë e ardhmja.

Ndeshja e fundit me Ukrainën dhe çfarë presim në këtë ndeshje – Është një ekip shumë i fortë, është një test i rëndësishëm. Ndeshja që kemi fituar i përket së kaluarës, ka qenë në rrethana të tjera. Nuk na jep asnjë avantazh ndeshja e datës 5, duke pasur parasysh që i kemi mundur dikur. Futbolli është një vazhdimësi që duhet të kesh, të kesh konsistencë për atë që po bën. Ukraina, ngaqë është një skuadër e fortë, ta jep mundësinë, të përballesh me ta dhe të jesh shumë i motivuar. Ekipi ynë ka karakter, intensitet dhe disiplinë. Është e vërtetë që të gjithë kundërshtarët që kemi luajtur së fundmi, në letër kanë qenë më të vështirë se ne. Por në fushë, kemi qenë të barabartë. Kemi dy ndeshjet e mëparshme me Slloveninë dhe Italinë. Me Slloveninë dolëm barazim, dhe me Italinë u mundëm 1-0, por duhet ta fitonim ne ndeshjen për performancën që treguam në lojë. Mendoj që jemi një ekip që nuk dorëzohemi kollaj.

Ka ndonjë lojtar që e sheh si pikë referimi për këtë ndeshje? – Të gjithë lojtarët janë të mirë dhe cilësorë. Për lojtarët e rinj jam shumë kurioz t’i shoh. Mua më pëlqejnë dhe jam entuziast dhe optimist që do bëjnë karrierë me ekipin kombëtar. Sidomos Bajraktari, pasi është në një pozicion që ekipi U-21 dhe ekipi A, nuk ka shumë alternativa. Do të ecë me hapa të shpejtë, do të ketë mbështetjen tonë gjatë gjithë kohës. Është datëlindje 2007, do të jetë dhe për dy sezone të tjera me ekipin Shpresa. Por të gjithë lojtarët që kemi përzgjedhur, mund ta përballojnë shumë mirë ekipin e Ukrainës. Kemi shumë mungesa në këtë grumbullim, nuk dua të ndalem këtu. Ne jemi ekip kombëtar dhe alternativat i kemi shumë të mëdha. Ekipi i parë ka marrë disa lojtarë nga ne, por ne kemi të tjera alternativa që mund ta përballojmë shumë mirë Ukrainën. Shkojmë për fitore.

Balanca mes rezultatit dhe ndërtimit të grupit për Europianin – Shkojnë paralelisht. Në futboll, ekipet e moshave nuk kanë gjithmonë objektiv për të dalë në vend të parë. Ne jemi ekip modest, jemi vend i vogël, mendojmë të çojmë sa më shumë lojtarë tek ekipi i parë. Paralelisht duhet të shohim rezultatet, që i kemi parë. Sidomos tani jemi të fokusuar te rezultati dhe te loja, për të performuar sa më mirë. Por rezultati është i rëndësishëm sepse duhet të shkojmë sa më gjatë në Europian.

A ka potencial ky brez për të prodhuar sërish lojtarë për ekipin A? – Po, ka potencial gjatë gjithë kohës. Edhe tani po të shohim, janë disa lojtarë, si Sina, Simoni, Fetai, të cilët janë potencial për U-21 dhe ekipin A. Disa të tjerë mungojnë në listë për shkaqe dëmtimesh, si Zylyf Muça, Gabriel Ramaj, të cilët janë potencial. Do t’i shohim në Europian dhe do ta kuptojmë nivelin e tyre.

Si po shkojnë përgatitjet për Euro U-21? – I gjithë fokusi është tek Europiani. Të hënën që dalim në stërvitje, aty do të shohim sesa të impenjuar dhe bashkuar jemi për ta mundur Ukrainën. Do t’i marrim ndeshjet 1 nga 1. Kemi dhe tre grumbullime të tjera dhe 5 ndeshje. Më pas nis Europiani. Çdokush duhet ta kuptojë që ditët po afrojnë, grupi po ngushtohet dhe stafi ka në mendje disa lojtarë, por është ende në dyshime për të krijuar grupin e 23 vetave që do të jenë në Europian. Secili e di shumë mirë që duhet të japë maksimumin të hënën për të qenë sa më mirë në ndeshjen me Ukrainën dhe për të marrë sa më shumë kredit për të qenë në Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.