☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 97.76 ▼6.11%
ARI 3,957 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,974 ▲ +0.05% ETH $2,290 ▲ +1.04% XRP $1.2567 ▲ +0.42% SOL $94.4600 ▼ -0.37%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 97.76 ▼6.11 % ARI 3,957 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama prezanton planin për transformimin e administratës publike: Testim kombëtar, regjistër talentesh dhe inteligjencë artificiale

Rama prezanton planin për transformimin e administratës publike: Testim kombëtar, regjistër talentesh dhe inteligjencë artificiale

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e ri për transformimin dhe vlerësimin e administratës publike, duke vendosur në fokus meritokracinë, konkurrimin e barabartë, digjitalizimin dhe përgjegjshmërinë e drejtuesve të institucioneve.

Plani i ri parashikon një sërë instrumentesh, mes të cilave testimin unik kombëtar për kandidatët, Katalogun Kombëtar të Pozicioneve dhe Kompetencave, Regjistrin Kombëtar të Talenteve dhe sistemin e prodhimeve digjitale dhe meritës përmes inteligjencës artificiale, MERITAI.

Një nga risitë kryesore do të jetë vendosja e një testimi unik kombëtar, përmes të cilit kandidatët do të kenë mundësi të dëshmojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre përpara një standardi të përbashkët.

Sipas kryeministrit, testimi do të realizohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po adopton modelin e provimeve të Kembrixhit.

“Përmes testimit kombëtar unik, kandidatët do të kenë mundësi të dëshmojnë aftësitë e tyre përpara një standardi të përbashkët. Ky testim kombëtar do të bëhet duke bashkëpunuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila po adopton modelin e provimeve të Kembrixhit. Provime të sekretuara, standard i barabartë dhe gjithçka përmes teknologjisë në hapin e parë”, deklaroi Rama.

Ai bëri të ditur se kandidatët që do të kalojnë me sukses provimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për katër vite, e cila do t’u mundësojë të konkurrojnë për pozicionet përkatëse në administratën publike.

Kreu i qeverisë theksoi se certifikimi nuk do të garantojë automatikisht një vend pune, por do të krijojë një bazë më të drejtë dhe më të besueshme për konkurrimin.

“Certifikata e provimit nuk jep automatikisht një vend pune, por krijon një bazë më të drejtë e më të besueshme për konkurrim. Ne do të vendosim në dispozicion të të gjithëve derën e provimit unik kombëtar”, u shpreh kryeministri.

Regjistri Kombëtar i Talenteve, si do të funksionojë?

Një tjetër element i rëndësishëm i planit është krijimi i Regjistrit Kombëtar të Talenteve, përmes të cilit personat që dëshirojnë të kontribuojnë në administratën shtetërore do të mund të regjistrojnë kandidaturën dhe gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar.

Sipas Ramës, regjistri do të shërbejë si një mekanizëm për të lidhur profesionistët me mundësitë e punësimit dhe konkurset që hapen në institucionet publike.

“Ç’do të thotë një regjistër kombëtar i talenteve? Ata që duan të kontribuojnë në shtetin shqiptar do të duhet të regjistrojnë kandidaturën e tyre, gatishmërinë e tyre dhe pastaj, sipas profesionit dhe fushës së tyre të dijes, të dalë nga dokumentet e vëna në këtë regjistër prej tyre, ata do të informohen në kohë reale për të gjitha mundësitë që krijohen, konkurset që hapen dhe do të kenë mundësi të jenë të informuar dhe të jenë aktivë në raport me këto mundësi e konkurse”, deklaroi kryeministri.

Përveç regjistrit të talenteve, sistemi i ri do të përfshijë edhe Katalogun Kombëtar të Pozicioneve dhe Kompetencave, si dhe sistemin MERITAI, që sipas prezantimit të kryeministrit do të jetë një tjetër element i mekanizmit të ri për vlerësimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore në administratën publike.

Rama: Do të jemi më kërkues ndaj drejtuesve të institucioneve

Një tjetër shtyllë e planit të ri është meritokracia në drejtimin e institucioneve publike dhe rritja e përgjegjshmërisë për rezultatet e arritura.

Rama bëri të ditur se rreth dhjetë ditë më parë drejtues të një numri institucionesh që ofrojnë shërbime për qytetarët iu nënshtruan një procesi vlerësimi të rezultateve në punë.

Sipas tij, ky proces nuk synon thjesht ndryshimin e emrave në krye të institucioneve, por evidentimin e rezultateve konkrete dhe problematikave në drejtim.

“Dhjetë ditë më parë drejtues të një numri institucionesh që ofrojnë shërbime për qytetarët janë nënshtruar një procesi të vlerësimit të rezultateve në punë. Kjo nuk është lëvizje e panatyrshme dhe as një ushtrim për të ndryshuar emra në krye të institucioneve, është kërkesë për të parë me një sy kritik ku drejtimi ka prodhuar rezultate dhe ku ka prodhuar vetëm rutinë apo kosto për imazhin e institucionit”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se drejtuesit që kanë arritur rezultate duhet të vlerësohen dhe të mbështeten.

“Aty ku ka rezultate duhen njohur dhe mbrojtur”, theksoi kryeministri.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.