🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.36 ▲0.37%
ARI 4,042 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,772 ▼ -2.02% ETH $2,050 ▼ -3.88% XRP $1.0550 ▼ -4.1% SOL $83.3300 ▼ -3.8%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,042 ▲0.3 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.36 ▲0.37 % ARI 4,042 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
11 Nën 2026
Breaking
Bota

Mjaft me doreza të fshehura të dyerve në automjete, Kina tërheq 3 milionë makina Tesla

Nëse dorezat minimaliste të tërheqshme të dyerve të automjeteve elektrike konsideroheshin si një nga emblemat e dizajnit të lëvizshmërisë elektrike, tani ato janë në qendër të tërheqjes më masive të makinave, prej më shumë se 4 milionësh, në Kinë.

Tërheqja, e cila përfshin 2.98 milionë Tesla të prodhuara në Kinë, vjen mes shqetësimeve në rritje për sigurinë, pasi në situata emergjente kur çdo sekondë ka rëndësi, dorezat e fshehura të dyerve janë të vështira për t’u gjetur dhe hapur.

Prodhuesit kinezë të makinave XPeng, Xiaomi dhe Geely po tërheqin gjithashtu automjete.

Dorezat e fshehura të dyerve, të bëra të njohura nga Tesla e multimiliarderit Elon Musk, shfaqen vetëm kur pronari i afrohet automjetit të tij.

Megjithatë, ky dizajn inovativ u kritikua dhe u shqyrtua me kujdes pas dy aksidenteve fatale në Kinë që përfshinin automjete elektrike Xiaomi, ku besohet se një ndërprerje e energjisë ka penguar hapjen e dorezave.

Tesla njoftoi në një deklaratë të premten se po tërheq nga tregu disa automjete Model 3, Y, S dhe X për shkak të dorezave të dyerve që janë “të vështira për t’u gjetur dhe përdorur, pasi ngjyra e tyre është e ngjashme me atë të zbukurimeve të brendshme”.

Kjo mund t’i pengojë pasagjerët ose ekipet e shpëtimit të hapin shpejt dyert në rast urgjence, si p.sh. gjatë një “përplasjeje të rëndë që shkakton dëmtime në sistemin e tensionit të ulët të automjetit”.

Tesla tha se do të vendosë etiketa paralajmëruese në automjetet e tërhequra dhe do të lëshojë një përditësim të softuerit që do të ulë automatikisht dritaret e automjetit pas një përplasjeje.

Në shkurt, autoritetet kineze njoftuan ndalimin e dorezave të fshehura të dyerve.

Sipas rregullave të reja që do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, makinat do të lejohen të shiten në Kinë vetëm nëse kanë një dorezë mekanike si në pjesën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme të dyerve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.