☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Momentet e para pas tërmetit, Rama: Njerëzit kishin nevojë të mos ndiheshin vetëm, janë 3 kategori godinash të dëmtuara

Kryeministri Rama, tha mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive në sallën e Hartave në Kryeministri të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, se “natën e tërmetit dy gjërat e para që kam bërë ka qenë të luftoj me vetminë duke u çuar mesazhe të gjithë miqve të mi – kryeministrit të Italisë, Presidentit të Francës, Kancelares së Gjermanisë, Kryeministrit të Greqisë dhe të tjerëve që më janë përgjigjur menjëherë. Dhe e dyta ka qenë të të ulem menjëherë se deri ku mund të shkojmë ne në përballimin e kësaj krize”.

“Kuptova se krizë ishte sa në kuptimin e strehimit dhe krizë strehimi, sa nevojë për akomodim, aq krizë thellë shpirtërore. Patëm tërmetin psikologjik në tetor me vendimin e Këshillit Europian dhe ky tërmet fizik ngjau si mallkim, si vulë që ky vend është i destinuar të shkatërrohet, vend nga ku duhet ikur sa më parë”, tha Rama.

“Mbi të gjitha nga kontaktet kuptova se njerëzit kishin nevoje për njerëzillëk, komunikim të mos ndjeheshin vetëm. Besoj se është për mrekulli të jetosh sipas shprehjes së Albert Kamysë: Më mirë preferoj ta jetoj jetën time sikur të ketë një Zot dhe të vdes duke zbuluar që nuk ka, se sa të jetoj sikur nuk ka, dhe kur të vdes ta kem përballë”, u shpreh Rama.

Rama foli dhe për dëmtimet që ka pësuar Kryeministria prej tërmetit të 21 shatorit dhe të 26 nëntorit.

“Kjo godinë që në vitet ’80 ka pasur një raport të shkruar dhe ishte e rrezikshme, ka jetuar me këtë rrezikshmëri deri në 2013 kur erdhëm ne. Lexuam dokumentin dhe morëm masat për të forcuar katin e parë. Nëse kati i parë nuk do të ishte forcuar, tërmeti i shtatorit do ta kishte këputur. Tani po bëjmë meremetimin. Kjo godinë nuk do të jetë e rrezikshme për ata që do të vijnë pas meje”, tha Rama.

Sa i përket arrestimeve Rama tha se, “arrestimet i ka kërkuar media. I kërkonte që të nesërmen me çjerrje dhe grushta në tavolinë”.

Për hetimet, Rama tha se, “ky është proces që kërkon dokumentim”.
“Ka tre kategori godinash që janë dëmtuar nga tërmeti”, tha Rama. “E para ndërtimet e viteve ’70, fillimviteve ’80 të bëra me punë vullnetare, kryesisht me tulla silikate. Kategoria e dytë janë ndërtime pa leje individuale në zonat periferike ku ka pasur humbje të rënda të jetëve, janë ndërtime të kohës liri-demokraci, ndërtimi është begati. Së treti janë ndërtime të viteve ’90 të bëra pa mbikëqyrje, të bëra nga individë që kanë marrë grupe të ndryshme për të ndërtuar dhe më pas kanë shtuar dhe kate pa leje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.