🌧️
Tiranë 15°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.64 ▲1.15%
ARI 3,595 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,892 ▲ +4.36% ETH $1,705 ▲ +4.1% XRP $0.9513 ▲ +5.43% SOL $70.9700 ▲ +5.52%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.64 ▲1.15 % ARI 3,595 ▲0.86 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.64 ▲1.15 % ARI 3,595 ▲0.86 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Kronika

Monitorim intensiv në Korçë, arrestohen 2 shoferë të dehur dhe vendosen 978 gjoba në një javë

Policia Rrugore e Korçës vijon monitorimin intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun, siç njofton Policia e Shtetit.

Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave, janë arrestuar 2 shtetas që janë kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 978 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht: 200 masa për parakalime të gabuara, 262 masa për ndalim të gabuar të mjetit, 52 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 32 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha, 17 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 11 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, 10 masa për përdorim të celularit, 7 masa për xhama të errësuar dhe 387 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.