Pasi u takuan për draftin e Reformës Zgjedhore me Bylykbashin e Gjiknurin, ekspertët e Komisionit të Venecias ndjekin nga afër Kuvendin! (VIDEO)
Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë vendosur të ndjekin nga afër seancën e sotme plenare pas takimit me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Oerd Bylykbashin dhe Damian Gjiknurin.
Pasi erdhën në Tiranë me ftesë të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ekspertët Michael Janseen dhe Adrià Rodríguez-Pérez u takuan fillimisht me grupin e ekspertëve të komisionit të reformës me të cilët diskutuan mbi draftin e hartuar mbi Projektligjin e ri për Financimin e Partive Politike.
Drafti i rishikuar, mbi të cilin ekspertët zhvilluan diskutimet, ka marrë në konsideratë rekomandime nga organizatat e shoqërisë, partitë politike dhe opinionet e para të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
Diskutimi i sotëm u përqendrua tek optimizimi i përmbajtjes së këtij drafti, në frymën e rekomandimeve të dhëna, me synim rritjen e transparencës në financimin e subjekteve politike në periudhën jashtë zgjedhjeve ndërsa periudha elektorale do të trajtohet më vete në Kodin Zgjedhor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.