Zbardhet vrasja me armë zjarri në Paçram, gjykata cakton “arrest në burg” për dy të dyshuarit
Është zbardhur dhe dokumentuar vrasja me armë zjarri e shtetasit F. Ll., e ndodhur më 4 gusht 2025 në fshatin Paçram të Vaut të Dejës, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për dy shtetas, të dyshuar për kryerjen e vrasjes në bashkëpunim, siç njofton Policia e Shtetit.
Sipas njoftimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, vijuan hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së 4 gushtit 2025, ku mbeti i vrarë me armë zjarri F. Ll., dhe kryen veprime hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.
Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, gjykata caktoi “arrest në burg” për shtetasit K. Y. (Sh.) dhe V. P., të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Policia bën me dije se shtetasi K. Y. (Sh.) është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa shtetasi V. P. ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, po për një vepër tjetër penale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.