Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 103.92 ▼1.8%
ARI 4,374 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,906 ▼ -1.72% ETH $2,403 ▼ -3.14% XRP $1.2956 ▼ -7.47% SOL $97.3100 ▼ -3.5%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.92 ▼1.8 % ARI 4,374 ▲0.95 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 103.92 ▼1.8 % ARI 4,374 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Mosfunksionimi i ARMO-s dhe projekti TAP rrisin me 20% importin e naftës

Importet e naftës shënuan rritje vjetore me 20% gjatë periudhës 7-mujore, duke arritur në 288 mijë tonë, sasia më e lartë në gjashtë vitet e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. Burimet nga tregu pohojnë se rritja e importeve i dedikohet dy arsyeve specifike këtë vit.

E para lidhet me pushimin e aktivitetit të ARMO-s, rafineritë e të cilit furnizuan vitin e kaluar rreth 20% të tregut vendas. Arsyeja e dytë lidhet me investimet që janë duke u bërë në gazsjellësin TAP dhe në HEC-et e lumit Devoll.

Rafineria e Ballshit ka përpunuar vitin e kaluar rreth 600 mijë tonë naftë bruto, nga të cilat 150 mijë tonë u hodhën në tregun vendas dhe në atë kosovar. Burimet nga tregu pohojnë se kjo është arsyeja kryesore se pse importet e naftës kanë shënuar rritje, referojnë të njëjtat burime. Nga ana tjetër, investimet e mëdha në infrastrukturë si projekti TAP, punimet e të cilit janë aktivizuar këtë vit ndikojnë në rritjen e kërkesës për naftë.

Kështu ka ndodhur edhe në vitet 2009-2010 kur u ndërtua Autostrada e Kombit, projekti më i madh i infrastrukturës pas viteve 1990, e cila veç të tjerash rriti ndjeshëm konsumin e karburanteve në këtë periudhë. Të njëjtat burime pohojnë se konsumi i naftës në vend shkon te 700 mijë tonët në vit, por një pjesë e produktit vijon të kontrabandohet kryesisht nëpërmjet peshkarexhave. Ndonëse fenomeni i kontrabandës është reduktuar ndjeshëm, ai vijon të dominojë një pjesë të konsumit në vend, pohojnë të njëjtat burime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.