☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Muhamet Hoxha: Së shpejti nis ndërtimi i qendrave rajonale për grumbullim e mbeturinave

Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Muhamet Hoxha paralajmëroi plan afatgjatë për problemin me deponitë rajonale. Ai tha se vijon procedura e tenderimit për ndërtimin e Qendrave rajonale për grumbullimin e mbeturinave.

“Ne punojmë në zgjidhje afatgjatë të këtij problemi, apo ndërtimit të Qendrave rajonale të grumbullimit të mbeturinave. Disa herë e kam theksuar dhe po e përsëris se jemi në përgatitje të dokumentacionit për shpalljen e thirrjes për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do filloj me ndërtimin e qendrave të para që do jenë në Rusino dhe Novaci, ndërsa së shpejti pra presim operatorin ekonomik edhe në Sveti Nikollë dhe të filloj ndërtimi i qendrës për grumbullim të mbetjeve në rajonin lindor dhe verilindor”, tha Ministri Muhamet Hoxha

Sipas Hoxhës, shtimi i sasisë së deponive të egra ndodh si pasojë e mungesës së numrit të inspektorëve të ekologjisë, numër ky i cili duhet të shtohet por edhe të bëhet riorganizimi i tyre. Kreu i komunës së Tetovës Billal Kasami paralajmëroi formimin e sektorit të veçantë të ekologjisë dhe energjetikës në kuadër të Komunës.

“Komuna e Tetovës jo që nuk ka pasur kapacitete deri më tani por ajo që ka munguar e që kemi nisur hapat e parë, ka qenë koordinimi i gjithë resurseve që ka pasur komuna. Tanimë më me themelimin e sektorit për ambient jetësor e energjetikë, sigurisht që do kemi aktivitet më të koordinuar në drejtim të mbrojtjes së ambientit jetësor”, u shpreh Kasami.

Ndryshe, për vite me radhë, vazhdojnë të mbeten problem serioz krijimi i deponive të egra në Maqedoninë e veriut, siç ishte ajo e fundit që para ca ditësh u zbulua në Kërçovë. Por nuk mungojnë të atilla edhe nëpër malin Sharr.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.