Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano
Një dritë e re shprese është ndezur për familjen Kotorri lidhur me fatin e Rajmonda Kotorrit, e cila rezulton e zhdukur pa lënë gjurmë që prej moshës 16-vjeçare kur u largua drejt Italisë.
Zhvillimi i fundit është bërë me dije nga emisioni i njohur investigativ italian “Chi l’ha visto?”, ku një teleshikues ka dërguar një fotografi të shkrepur në Milano, ku shfaqet një grua me ngjashmëri të madhe fizike me Rajmondën.
Pasi kanë parë imazhin e publikuar, motrat e së zhdukurës kanë deklaruar se personi në foto ka një ngjashmëri të fortë me nënën e tyre në moshë të re, duke përforcuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për motrën e tyre.
Autoritetet dhe gazetarët e emisionit po punojnë për verifikimin e plotë të kësaj piste dhe identifikimin e këtij personi në territorin e Milanos, për të mësuar përfundimisht nëse bëhet fjalë për Rajmondën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.