☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,790 ▼ -0.32% ETH $2,234 ▼ -0.32% XRP $1.1613 ▼ -1.64% SOL $89.3400 ▼ -1.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Champions League

Mungon goli në “Emirates”, por Arsenal shkon në gjysmëfinale. Bayern nxjerr jashtë loje Realin (video)

Arsenal dhe Bayern janë dy gjysmëfinalistët e fundit të këtij sezoni në Champions League. “Topçinjtë” kanë barazuar pa gola ndaj Sporting Lisbon në ndeshjen e kthimit dhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë, sigurojnë biletën për në gjysmëfinale, ku do të përballen me Atletico Madridin.

Një ndeshje e mërzitshme kjo e sotmja, ku rastet ishin me pikatore. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, ku goditja e Geny Catamo, anësorit të Sporting, u përplas në shtyllën e majtë.

Rasti i dytë i rrezikshëm ishte në minutën e 84-të, ku goditja me kokë e Leandro Trossard përplaset në shtyllë. Sfida mbyllet 0-0, nis festa në “Emirates”.

Ashtu siç edhe pritej, Bayern Munich dhe Real Madrid kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”, aty ku bavarezët fituan në fund 4-3. Bayern fiton me rezultatin e përgjithshëm 6-4 dhe shkon në gjysmëfinale ku do të përballet me PSG-në.

Pjesa e parë ishte fantastike, me 5 gola të shënuar. Dopietë e Arda Guler dhe goli i Kylian Mbappe për Realin, ndërsa për Bayern shënuan Aleksandar Pavlovic dhe Harry Kane.

Pjesa e dytë ishte po ashtu shumë e bukur, ku fundi ishte shumë dramatik. Ishte Luis Diaz që barazoi shifrat në minutën e 89-të me një gol spektakolar nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë, Michael Olise vulos fitoren 4-3 për Bayern, falë golit të tij. Te Real Madrid e kanë gjithë inatin me arbitrin. Arda Guler ndëshkohet po ashtu me të kuq. Sfida mbyllet 4-3, nis festa në “Allianz Arena”.

SHIKOGOLAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.