Murati: Opozita të mos e përsërisë bojkotin për presidentin, deputetët të qëndrojnë në sallë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje deputetëve të partive opozitare që të qëndrojnë në seancë kur votohet për presidentin e ri, siç njofton KosovaPress.
“Ne në të gjitha rastet kemi qenë të hapur për diskutime, mirëpo u takon deputetëve të partive tjera parlamentare që të sigurojnë që të qëndrojnë në sallë kur votohet për president, kjo është problemi. Siç e dini herën e kaluar vendi shkoj në zgjedhje sepse opozita e bojkotoi votimin për president”, tha Murati.
Sipas tij, Vetëvendosje ka qenë gjithmonë e gatshme, por vullneti i njëjtë nuk ishte nga partitë e tjera politike.
I pyetur pse projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ishte në rendin e ditës së mbledhjes së qeverisë, Murati tha se të gjitha projektligjet duhet të shqyrtohen para se të procedohen: ministritë e linjës i shqyrtojnë, japin opinion dhe pastaj procedohet.
Sipas KosovaPress, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.