☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.80 ▲0.31%
ARI 4,076 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.07% ETH $2,243 ▼ -7.2% XRP $1.1981 ▼ -8.91% SOL $90.5200 ▼ -6.05%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.80 ▲0.31 % ARI 4,076 ▼0.92 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.80 ▲0.31 % ARI 4,076 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

MUZIKË – “Oasis” tejkalon “The Beatles” në renditjen e albumeve

– Albumi ikonë i Oasis, “(What’s the Story) Morning Glory?”, ka kaluar zyrtarisht “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” të “The Beatles” në renditjen e albumeve më të suksesshme të të gjitha kohërave në Britaninë e Madhe, sipas BBC.

Sipas listës së publikuar nga “Official Charts Company”, me rastin e 70-vjetorit të klasifikimit javor të albumeve në Britani, albumi i vitit 1995 i vëllezërve Gallagher është ngjitur në vendin e tretë, ndërsa kryevepra e “The Beatles” e vitit 1967 ka zbritur në vendin e pestë.

Albumi “(What’s the Story) Morning Glory?”, i cili përmban këngë të njohura si “Wonderwall”, “Don’t Look Back in Anger”, “Champagne Supernova” dhe “Some Might Say”, ka grumbulluar 6.2 milionë njësi në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shitjet fizike, ato digjitale dhe dëgjimet në platformat e transmetimit.

Interesi për muzikën e “Oasis” u rrit ndjeshëm pas ribashkimit të grupit dhe turneut botëror të vitit 2025, ku repertori u mbështet kryesisht te këngët e këtij albumi. Kjo ndikoi në rikthimin e tij në krye të klasifikimeve dhe në rritjen e dëgjimeve në platformat muzikore.

Në krye të renditjes historike vazhdon të mbetet albumi “Greatest Hits” i “Queen”, ndërsa vendin e dytë e mban “Gold” i “ABBA”. Albumi “21” i Adele renditet i katërti, duke u pozicionuar mes “Oasis” dhe “The Beatles”.

Kur u publikua në tetor të vitit 1995, “(What’s the Story) Morning Glory?” mori vlerësime të ndryshme nga kritika muzikore britanike, por me kalimin e viteve u shndërrua në një nga albumet më të rëndësishme të rock-ut britanik. Ai fitoi çmimin për Albumin Britanik të Vitit në ceremoninë “Brit Awards 1996 “dhe vazhdon të konsiderohet një nga veprat më të suksesshme në historinë e muzikës.

Përfaqësuesit e “Official Charts Company” e përshkruan albumin si një vepër që, edhe pas tre dekadash, vazhdon të bashkojë breza të ndryshëm, të mbushë stadiume dhe të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës muzikore britanike./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.