☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,022 ▲0.78%
DOW 48,504 ▼0.07%
NASDAQ 23,974 ▲1.42%
NAFTA 91.11 ▼0.19%
ARI 4,823 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,558 ▲ +0.34% ETH $2,365 ▲ +1.89% XRP $1.3870 ▲ +2.2% SOL $85.1000 ▲ +0.96%
S&P 500 7,022 ▲0.78 % DOW 48,504 ▼0.07 % NASDAQ 23,974 ▲1.42 % NAFTA 91.11 ▼0.19 % ARI 4,823 ▼0.55 % S&P 500 7,022 ▲0.78 % DOW 48,504 ▼0.07 % NASDAQ 23,974 ▲1.42 % NAFTA 91.11 ▼0.19 % ARI 4,823 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Naço-Spanou: Forcim të bashkëpunimit në fushën e të drejtave të njeriut

Ministri-i-Drejtësisë-Nasip-Naço-ka-pritur-në-një-takim-Avokaten-e-Popullit-të-Greqisë-Calliope-Spanou-1-525x350Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, zhvillo sot një takim me Avokaten e Popullit të Greqisë, Calliope Spanou, të shoqëruar nga Avokati i Popullit, Igli Totozani dhe Ambasadori i Greqisë në Shqipëri, Leonidas Rokanas.

Gjatë takimit të zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë u parashtruan diskutime rreth të drejtave të njeriut dhe respektimit të tyre, veçanërisht të personave të privuar nga liria, që janë një problematikë e cila duhet ndjekur me vëmendje të veçantë.

Me këtë apel i është drejtuar Ministri Naço, Ombudsmanit të Greqisë, duke shprehur vlerësime për rolin e Avokatit të Popullit në të gjitha përpjekjet që ky institucion ka bërë në ndihmë dhe në mbështetje të shtetasve shqiptarë, përfshirë ata që vuajnë dënimet në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të Greqisë.

“Vizita juaj shënon një kontribut të rëndësishëm dhe ka një impakt në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Unë shpreh falenderime për ju dhe qeverinë greke, që pas viteve ’90 dha një ndihmesë të madhe për shtetasit shqiptarë që jetuan në vendin tuaj dhe ndikuan në rimëkëmbjen e ekonomisë së Shqipërisë. Ne jemi të angazhuar në respektimin e të drejtave të shtetasve grekë që vuajnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, edhe pse numri i tyre është i ulët”, tha ministri.

Ombudsmani i Greqisë,Spanou, u shpreh nga ana e saj se e sheh me interes perspektivën e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fushën e të drejtave të njeriut.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka pritur  në një takim Avokaten e Popullit të Greqisë,  Calliope Spanou

“Qëllimi ynë është të përshkallëzojmë bashkëpunimin mes institucioneve të Avokatit të Popullit në vendet e Ballkanit. Ne i ndjekim me prioritet zhvillimet e ndryshme në Greqi, në të cilat përfshihen edhe shtetasit shqiptarë dhe që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të njeriut, që janë në fokusin e punës sonë.”- nënvizoi Spanou.

Avokati Totozani, gjithashtu, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e bashkëpunimit të mirë të deritanishëm mes dy vendeve tona dhe në respektimin e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ai tha se bashkëpunimi dypalësh për çështjen e toponimeve ishte shumë frytdhënës dhe pozitiv, duke dhënë një zgjidhje në favor të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.