☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.40 ▼3.22%
ARI 4,407 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,182 ▼ -0.5% ETH $2,750 ▼ -0.6% XRP $1.5831 ▲ +5.11% SOL $118.1400 ▼ -0.25%
S&P 500 7,765 ▲0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.40 ▼3.22 % ARI 4,407 ▲0.52 % S&P 500 7,765 ▲0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.40 ▼3.22 % ARI 4,407 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Nata e shtatë e protestës, mijëra qytetarë sërish në shesh kundër vendimit të Speciales

Për të shtatën natë radhazi, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit, të pajisur me pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe me flamuj kombëtarë, të UÇK-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Tubimet në Prishtinë po vazhdojnë që nga 16 shtatori, kur shkalla e parë e Gjykatës Speciale shqiptoi aktgjykimin ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Një natë më parë, mijëra qytetarë u mblodhën po ashtu në sheshin “Skënderbeu” për të kundërshtuar vendimin.

Protesta kundër aktgjykimit janë organizuar ditëve të fundit edhe jashtë Kosovës.

Tubime janë mbajtur në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Kanada, ndërsa kundërshtime ndaj vendimit janë shprehur edhe nga diaspora shqiptare në vende të tjera.

Më 16 shtator, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara e dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, respektivisht me gjithsej 81 vjet.

Ata u shpallën fajtorë për një numër krimesh lufte, ndërsa u shpallën të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Tani pritet që mbrojtja të dërgojë çështjen në Apel./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.