☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.65 ▼1.02%
ARI 3,988 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,814 ▼ -0.01% ETH $2,053 ▼ -0.59% XRP $1.0462 ▼ -1.65% SOL $83.2100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.65 ▼1.02 % ARI 3,988 ▼0.32 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.65 ▼1.02 % ARI 3,988 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Nations League / Kombëtarja vijon përgatitjet, Asllani stërvitje të diferencuar, Cake shfaq shqetësime muskulore

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot punën në kuadër të përgatitjeve për katër sfidat e ardhshme të UEFA Nations League. Kuqezinjtë zhvilluan një tjetër seancë stërvitore pasditen e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Trajneri Maran dhe stafi teknik zhvilluan një seancë të plotë stërvitore me skuadrën, teksa vetëm Klisman Cakes dhe Kristjan Asllani nuk u stërvitën rregullisht me grupin. Kristjan Asllani ka kryer stërvitje të diferencuar për rikuperim muskulor, por sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze.

Ndërsa Klisman Cake gjatë stërvitjes së djeshme ka ndjerë një shqetësim në kofshën e majtë. Rezonanca magnetike ka përjashtuar mundësinë e dëmtimit muskulor. Futbollisti ka nisur një program fizioterapie në Klinikën e Kombëtares dhe po monitorohet nga stafi mjekësor.

Pjesa tjetër e ekipit fillimisht u ushtrua në palestër, ndërsa më pas e zhvendosi punën në fushë, ku fokusi kryesor ishte te aspekti taktik. Futbollistët zhvilluan skema të ndryshme taktike, duke punuar mbi detyra dhe situata specifike të lojës. Në programin e seancës ishin gjithashtu edhe ushtrimet për goditjet standarde.

Kuqezinjtë do të vijojnë programin stërvitor në “Shtëpinë e Futbollit” ditën e nesërme, teksa të premten do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.