⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,580 ▼ -1.8% ETH $1,618 ▼ -2.22% XRP $0.9206 ▼ -2.25% SOL $69.6900 ▼ -2.12%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Greqia

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Stefanos Patakis, themeluesi i Shtëpisë Botuese Patakis

Filolog, shkrimtar, përkthyes dhe botues, ai ia kushtoi jetën veprimtarisë botuese dhe promovimit të gjuhës greke

Në moshën 87-vjeçare është ndarë nga jeta Stefanos Patakis, filolog, shkrimtar, përkthyes dhe botues, i cili themeloi Shtëpinë Botuese Patakis dhe la një gjurmë të rëndësishme në botën botuese greke, siç njofton gazeta greke Efsyn.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga fëmijët e tij, përmes një postimi në faqen zyrtare të Shtëpisë Botuese Patakis në Facebook. Stefanos Patakis ishte një nga personalitetet e rëndësishme të librit grek, pasi ia kushtoi jetën veprimtarisë botuese dhe promovimit të gjuhës greke.

Ai lindi në korrik të vitit 1939 në Kallithea. I ati kishte origjinë hungareze, ndërsa e ëma vinte nga Egjio. Ishte më i vogli nga pesë fëmijët e familjes dhe vitet e fëmijërisë i kaloi në kushtet e vështira të Pushtimit dhe të periudhës së pasluftës.

Në mesazhin e tyre prekës, fëmijët e tij e përshkruan momentin e ndarjes: të shtunën pasdite, pas orës 19:00, ai ishte kthyer nga zyra në shtëpi dhe, si gjithmonë, po ngjiste shkallët në këmbë; megjithëse verën e kaluar kishte kaluar një provë të rëndë shëndetësore, të cilën e kishte përballuar me guxim dhe ishte rikuperuar shpejt, këtë herë u rrëzua. «Fjalori i tij mban zi, si ne, nëna jonë dhe nipërit e tij. Dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkudhëtarët e kaq shumë viteve. Jemi shumë dhe jemi të shkatërruar. Pushofsh në dritë, baba. Ana, Elena, Aleksandros», shkruan ata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.