🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,946 ▲ +0.3% ETH $2,266 ▲ +0.34% XRP $1.2507 ▼ -0.39% SOL $94.5500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ndalohen 18 shoferë brenda një dite, vozitën pa leje dhe nën ndikimin e alkoolit

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 18 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve 16 kanë vozitur pa leje drejtimi, ndërsa dy me ndalim aktiv.

“Tetë shoferë në Shkup (prej të cilëve dy të mitur), tre në Gjevgjeli, dy në Kërçovë dhe nga një në Tetovë, Radovish dhe Dibër kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Te njëri nga shoferët në Shkup është gjetur edhe marihuanë, ndërsa te shoferi në Tetovë janë matur edhe 1,46 promilë alkool në gjak. Një shofer në Shkup dhe një në Kërçovë kanë drejtuar automjetin me ndalim aktiv”.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa kaluar provimin e shoferit ose nëse kanë masë ndalimi për drejtim, apo nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.