Ndalohet mjeku dhe pacienti; njëri mori lekë, tjetri dha lekë për shërbimin
Një mjek dhe një pacient janë ndaluar nga policia e Shkodrës, pasi njëri mori lekë dhe tjetri dha lekë për të kryer shërbimin në Poliklinikën e qytetit.
Sipas policisë, mjeku psikiatër Gjon Preçi, 51 vjeç, është ndaluar nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv”.
Gjithashtu, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë dhe ndaj qytetarit me inicialet V.K., 62 vjeç, nga Kukësi. Ai ka ofruar lekë mjekut për të marrë shërbimin.
Burimet e policisë thanë se, hetimet për këtë ngjarje nisën pas kallëzimit që paraqiti qytetari nga Kukësi, se kishte paguar mjekun Preçi për të marrë sherbimin shëndetësor prej tij. Pas ndalimit të mjekut, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë dhe për 62-vjeçarin në akuzën e “korrupsionit aktiv”.