⛈️
Tiranë 18°C · Stuhi 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,501 ▼0.8%
DOW 52,190 ▼0.3%
NASDAQ 24,819 ▼1.26%
NAFTA 86.86 ▼1.92%
ARI 3,880 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,329 ▲ +0.59% ETH $1,851 ▲ +2.15% XRP $0.9691 ▲ +0.97% SOL $72.0900 ▲ +0.66%
S&P 500 7,501 ▼0.8 % DOW 52,190 ▼0.3 % NASDAQ 24,819 ▼1.26 % NAFTA 86.86 ▼1.92 % ARI 3,880 ▼0.16 % S&P 500 7,501 ▼0.8 % DOW 52,190 ▼0.3 % NASDAQ 24,819 ▼1.26 % NAFTA 86.86 ▼1.92 % ARI 3,880 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ndalohet për 48 orë ish-udhëheqësi i Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dyshohet se krijoi dosje fiktive për tjetërsimin e pronës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot me datën 16.11.2026 me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.B. i cili ka ushtruar detyrën e udhëheqësit të Zyrës për Menaxhimin e Lëndëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me këto veprime i dyshuari A.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e zhvilluara, i dyshuari A.B., në cilësinë e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrave të tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për vete dhe personave të tjerë, dyshohet se ka krijuar dosje fiktive, duke vendosur vulën e vërtetësisë në kopjen e një dokumenti të falsifikuar, të titulluar ‘Kontratë për shitblerje’ “.

Tutje bëhet e ditur se në kuadër të veprimeve hetimore, personi me inicialet M.B. shtetas i Serbisë i cili aktualisht ndodhet në arrati, i është mundësuar regjistrimi i një prone banesore në emrin e tij në Zyrën Kadastrale në Prishtinë. Prona në fjalë ka në sipërfaqe prej 55.89 m², dhe gjendet në Zonën Kadastrale në Matiçan.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.