☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,673 ▲0.28%
DOW 50,984 ▲0.15%
NASDAQ 26,981 ▲0.44%
NAFTA 90.65 ▲0.25%
ARI 4,198 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,837 ▼ -0.38% ETH $2,695 ▼ -0.02% XRP $1.4883 ▼ -1.6% SOL $117.7000 ▼ -2.12%
S&P 500 7,673 ▲0.28 % DOW 50,984 ▲0.15 % NASDAQ 26,981 ▲0.44 % NAFTA 90.65 ▲0.25 % ARI 4,198 ▲0.27 % S&P 500 7,673 ▲0.28 % DOW 50,984 ▲0.15 % NASDAQ 26,981 ▲0.44 % NAFTA 90.65 ▲0.25 % ARI 4,198 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kronika

Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

Tre persona janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se kanë shkaktuar zjarre në Fier dhe Lushnjë, duke rrezikuar banesa, toka bujqësore dhe prona private.

Në Fier, u arrestua një 31 vjeçar, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij. Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesa dhe sipërfaqe të mëdha toke pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

Ndërkohë, në Lushnjë janë arrestuar dy persona. Sipas policisë, një 55-vjeçar, banues në Lushnjë, dyshohet se ka ndezur zjarr në servisin e tij. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur pjesë automjetesh dhe pemë ulliri në pronën e një shtetasi tjetër.

Personi i dytë i arrestuar në Lushnjës është një 49-vjeçar, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturina.

Flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe kanale vaditëse, ndërsa janë rrezikuar edhe disa sera në afërsi.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikësve, zjarret janë shuar dhe është shmangur përhapja e mëtejshme e flakëve, pa shkaktuar dëme në banesa apo te banorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.