🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,018 ▲ +0.48% ETH $2,454 ▲ +0.75% XRP $1.3863 ▲ +0.08% SOL $104.6200 ▲ +1.21%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës sot në 30 gusht, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Tërbaç.

Flakët nisën në vendin e quajtur “Lugu i Thatë” më 26 gusht dhe u përhapën me shpejtësi në territorin e fshatit Vranisht. Zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha toke të mbjella, si dhe bimësi të egër e pyjore. Përhapja e flakëve rrezikoi zonën dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e prekura.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, policia nisi hetimet për përcaktimin e shkakut dhe identifikimin e personit përgjegjës.

Pas veprimeve hetimore dhe administrimit të provave, u identifikua si i dyshuar 25-vjeçari A. B., banues në Tërbaç. Ai u arrestua dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Njoftimi i policisë

Himarë/Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, i cili u përhap deri në territorin e fshatit Vranisht, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, menjëherë pas njoftimit se më datë 26.08.2026, në vendin e quajtur “Lugu i Thatë”, në fshatin Tërbaç, kishte rënë zjarr dhe po digjeshin sipërfaqe toke, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Krahas mbështetjes së forcave zjarrfikëse për përballimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve, strukturat policore kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka përfshirë edhe territorin e fshatit Vranisht, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke të mbjellë, si dhe bimësi të egër dhe pyjore.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, grumbullimin dhe administrimin e provave materiale dhe informacioneve të nevojshme, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi A. B., 25 vjeç, banues në fshatin Tërbaç.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.

Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.