☁️
Tiranë 23°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,416 ▲ +0.27% ETH $2,538 ▲ +3.14% XRP $1.3657 ▲ +0.87% SOL $102.9400 ▲ +2.99%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Në Divjakë fundjava gjithmonë ka të papritura të këndshme

Të kalosh një fundjavë në Divjakë vërtet është befasuese jo vetëm për faktin e diversitetit të natyrës ku deti ndërthuret me pyllin e pishave, që daton nga koha e Jul Çezarit kur ai dhe ushtarët e tij ndiqnin Pompein dhe zbarkuan në këtë plazh të bukur për t’u rigrupuar që ta sulmonin pastaj armikun në fushën e Dyrrahut (Durrësit) në 10 korrik të vitit 48 p.e.s, e për të ikur pastaj si humbës drejt Romës.

Në këtë plazh të Divjakës, nga xhepat e grisur të kapotave ushtarake të tyre, ranë stikat e para që ata i kishin marrë nga pishat e Romës. Nga ato stika mbiu kjo pishë e bukur dhe piktoreske që ne trashëgojmë sot. Veç pyllit të bukur, vizitorët vijnë në Divjakë edhe për lagunën, strugat e bukura dhe mbi të gjitha diversitetin e shumëllojtë të shpendëve dhe kafshëve të rralla, që nga buajt e trashëguar nga periudha pellazge sipas Perikli Ikonomit, që u referohet historianëve të lashtë si Herodotit, Esiodit, Plinit, Pindarit, Athanas Stragjiritit e të tjerë, deri te pelikani kaçurrel e shpendë të tjerë të rrallë.

Megjithë kohën e keqe, dje unë ndesha veç vizitorëve vendas edhe një grup turistësh që vinin nga Hollanda sepse kishin lexuar për natyrën e veçantë të kësaj zone. Ata, të shoqëruar nga udhërrëfyes vendas, vizituan
pyllin, vendqëndrimin e pelikanit të rrallë, lagunën ku peshkatarët vozisnin me rremat e drunjtë, varkat e ngarkuara me peshk e ngjala. Për ne vëzhguesit, ky ishte një moment tepër romantik edhe kur kapej peshku, edhe kur shkarkohej nëpër arka. Por për peshkatarët është një jetë dhe punë e vështirë.

Pashë një mesoburrë me trup të lidhur që voziste një varkë të vjetër në mes të asaj ere të fortë dhe mu kujtua tabloja e Rjepinit, piktorit rus,”Burllakët në Vollga”. Pasi varka e tij preku bregun mësova se e tthërrisnin Asim Shemuni. Ishte i qeshur dhe me humor. “Më në fund lloha (moti i keq) e nxori ngjalën nga strofa e vet” nisi prezantimin me ne. Kishim kohë që e prisnim këtë se nëntori ka mbajtur shumë ngrohtë dhe peshku e ngjala fshihen në thellësi ku është më freskët, vazhdonte Asimi.

Mbas disa muajsh pritje me rendimente të ulëta, më në fund moti po punon për ta, thotë Ardiani, Drejtori i AdZM-së për Qarkun e Fierit që kujdeset për pyllin dhe faunën e tij. Gjuetja atë ditë u bë me rez. ”Rezi është një mënyrë peshkimi, që në Lagunën e Karavastasë, ka të paktën një shekull që përdoret. Por ka të dhëna që në defterët turq, përmendet ky lloj peshkimi që prej vitit
1450-1460 në lagunën e Karavastasë”, thotë Ardiani. Era frynte ashpër, por ne qëndronim pranë varkave të mbushura me peshk dhe dëgjonim Asimin, peshkatarin e vjetër që kishte rreth 27 vjet që e bënte këtë punë. Ai tregonte për mënyrat e peshkimit dhe kohën e përshtatshme për të peshkuar. Më erdhi mirë që foli edhe për “Artistin e Popullit” Kadri Roshi dhe miqësinë me të si një peshkatar i vjetër. “Kemi qenë miq thoshte Asimi, kemi gjuajtur bashkë se ai nuk ishte vetëm një artistë i madh por edhe një peshkatar i madh.

Ishte koha kur varkat po shkarkoheshin dhe peshkatarët ishin të zënë me punët e tyre. Ne filluam të largoheshim duke i lënë ata në punën e tyre të përditshme. Laguna dhe stugat përreth gëlonin nga shpendët e shumtë që ndiqnin piruetat e mjelmave elegante. Hollandezët shprehën konsideratën e tyre për bukuritë e natyrës, mjedisin, mikëpritjen dhe premtuan se do të ktheheshin në verë që ta shijonin edhe plazhin.
Në Divjakë fundjava gjithmonë ka të papritura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.