🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,686 ▼0.33%
DOW 53,186 ▼0.7%
NASDAQ 26,371 ▼0.12%
NAFTA 87.95 ▲2.55%
ARI 4,414 ▼1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,832 ▼ -0.7% ETH $2,450 ▲ +0.3% XRP $1.3663 ▼ -0.24% SOL $102.0300 ▼ -0.75%
S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.95 ▲2.55 % ARI 4,414 ▼1.5 % S&P 500 7,686 ▼0.33 % DOW 53,186 ▼0.7 % NASDAQ 26,371 ▼0.12 % NAFTA 87.95 ▲2.55 % ARI 4,414 ▼1.5 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Kosova

“Në falimentim”, Asociacioni i Komunave nis protestën në Prishtinë

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta do të nisë në ora 11:00, ndërsa ditë më parë u tha se kjo protestë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe do të jetë paqësore, jopartiake dhe me karakter institucional.

Telegrafi.com do ta përcjellë protestën në kohë reale, duke sjellë zhvillimet, deklaratat dhe momentet kryesore nga protesta.

Ka nisur të mbahet protesta e Asociacionit të komunave të Kosovës.

Të pranishëm janë kryetarë dhe punëtorë të komunave.

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar lidhur me protestën e sotme që do të mbahet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Peci në një postim në Facebook shkruan se është kundër protestës së nxitur me agjendë politike.

“Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit…”, shkruan ai.

Lajmi i plotë këtu:

Lidhur me protestën e Asociacionit të Komunave të Kosovës që do të mbahet sot në Prishtinë ka reaguar sot kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Ai thekson se Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizimi që, në parim, mbron dhe përfaqëson interesat e komunave, por ai nuk është i ndërtuar për t’iu kundërvënë nivelit qendror.

“Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria siç thuhet në pretendimet e Drejtorit Ekzekutiv Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish në komuna, përmes projekteve investuese që kanë për qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Dhe për këtë jemi vet dëshmitar si qeverisje komunale në këto vite”, shkruan ai.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu në një konferencë të mbajtur të shtunën theksoi se protesta e 1 shtatorit në Prishtinë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Ai tha se komunat nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e ligjeve dhe kompetencave që u takojnë.

Aliu tha se komunat prej një kohe të gjatë po përballen me obligime financiare të krijuara nga niveli qendror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.