Kronika
Në kërkim në shtetin italian, arrestohet në Tiranë 33-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është vënë në pranga Kristo (Klodjan) Shqepa, nga Semani i Fierit.
Shqepa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Torinos kishte lëshuar një urdhër arresti në akuzën e “bashkëpunimit në shfrytëzim prostitucioni”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 15 vjet.