☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,716 ▼0.36%
DOW 52,281 ▼0.37%
NASDAQ 26,200 ▼1.32%
NAFTA 101.20 ▼1.54%
ARI 4,024 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,297 ▲ +1% ETH $2,357 ▲ +1.12% XRP $1.3002 ▼ -0.83% SOL $101.9800 ▲ +1.05%
S&P 500 7,716 ▼0.36 % DOW 52,281 ▼0.37 % NASDAQ 26,200 ▼1.32 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,024 ▼0.69 % S&P 500 7,716 ▼0.36 % DOW 52,281 ▼0.37 % NASDAQ 26,200 ▼1.32 % NAFTA 101.20 ▼1.54 % ARI 4,024 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Në kërkim të Habilajve, kontroll pronave dhe parave

Policia e Vlorës po vijon kontrollet në disa objekte dhe prona në pronësi të vëllezërve Habilaj, për kapjen e pjestarëve të kësaj bande, por edhe sekuestrim të lëndëve narkotike, që dyshohet të jenë fshehur në këto ambiente. 
Po ashtu policia e qytetit bregdetar ka referuar në Prokurori, materialet në ngarkim të vëllezërve Habilaj, për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, për 3 aktivitete biznesi, 5 automjete dhe një mjet lundrues. Drejtori i policisë së Vlorës, Gentian Shehaj në një dalje për mediat u kujdes të theksonte se uniformat blu nuk kanë qëndruar pasiv ndaj bandës “Habilaj”.
“Në lidhje me aktivitetin kriminal të këtij grupi theksojmë edhe njëherë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në datën 30 Prill 2017 ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet procedurjale për grupin kriminal të njohur si “Habilaj”, pas informacioneve të siguruara për aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, tha Shehaj.
Policia po bashkëpunon edhe me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave për evidentimin dhe bllokimin e llogarive bankare të këtij grupit kriminal “Habilaj”.
Ndërkohë në Vlorë policia arrestoi edhe 42-vjecarin Fredi Hoxhaj i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Catanzaros, Itali për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Pjesmarrje në organizatë kriminale”.
Edhe në Tiranë blutë kanë vënë në pranga Adriano Ademin, 45 vjeç, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Pordenones Itali, me 9 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.