Kronika

Tre të vrarë në Tiranë

Tre persona janë vrarë rreth orës 05.50 tek ish shkolla e Partisë, nē Laprakë. Policia bëri të ditur se shtetasi Emiljano Rustemi 33 vjeç ka vrarë me automatik bashkëshorten e tij Izaura Rustemi, 29 vjeç dhe nënën e saj Engjellushe Shaqiri 58 vjeç. Më pas ai ka vrarë edhe veten. Mësohet se Emiljano Rustemi ka shkuar në shtëpinë e vjehrrës këtë mëngjes, ku gjendej edhe bashkëshortja dhe tre fëmijët e tyre. Ai ka debatuar fillimisht me të dhe me vjehrrën dhe më pas i ka qëlluar, në sy të fëmijëve që janë zgjuar nga zhurma e grindjeve. Sipas policisë, çifti ishte në prag divorci. Rustemi jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Shqipëri më 5 mars. Ai kishte qënë i dënuar më parë për vjedhje në shtetin fqinj dhe kishte bërë 1 vit burg. Fqinj të tyre tregojnë se gruaja kërkonte divorcin për shkak se Emiljano Rustemi ishte i dhunshëm. Për këtë arsye ajo kishte ikur nga shtëpia, bashkë me fëmijët. Sipas tyre, këtë mëngjes, 33 -vjeçari kishte vajtur në shtëpinë e vjehrrës për të marrë fëmijët. Por bashkëshortja nuk e ka lejuar dhe ky fakt është bërë shkak për vrasjen e trefishtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button