⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,466 ▼ -0.28% ETH $2,246 ▲ +0.92% XRP $1.2484 ▼ -0.75% SOL $95.5500 ▼ -1.4%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Në prag të zgjedhjeve, BE kërkon fushatë pa sulme ndaj grave

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë që të zhvillojnë një fushatë të respektueshme dhe gjithëpërfshirëse, pa gjuhë seksiste apo mizogjene ndaj grave.

Në prag të fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore, Zyra e BE-së në Kosovë theksoi rëndësinë e një diskursi politik demokratik dhe të barabartë, si në hapësirën publike ashtu edhe në platformat online.

“BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe kandidatëve të Kosovës që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të promovojnë një diskurs politik të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në reagim.

Po ashtu, BE-ja kërkoi përmbajtje nga “gjuha dhe sjelljet seksiste apo mizogjene ndaj grave, duke përfshirë shpërndarjen përmes mediave sociale dhe platformave online”.

Në reagim theksohet se gratë duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në jetën politike “lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe të barabartë, si offline ashtu edhe online”.

Sipas BE-së, barazia gjinore, dinjiteti njerëzor dhe demokracia janë vlera themelore evropiane dhe elemente kyçe për zhvillimin e zgjedhjeve të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.