☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,126 ▼0.66%
DOW 49,200 ▲0.07%
NASDAQ 24,596 ▼1.17%
NAFTA 99.59 ▲3.34%
ARI 4,599 ▼2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,124 ▼ -0.73% ETH $2,287 ▲ +0.37% XRP $1.3768 ▼ -0.8% SOL $83.5900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,126 ▼0.66 % DOW 49,200 ▲0.07 % NASDAQ 24,596 ▼1.17 % NAFTA 99.59 ▲3.34 % ARI 4,599 ▼2.01 % S&P 500 7,126 ▼0.66 % DOW 49,200 ▲0.07 % NASDAQ 24,596 ▼1.17 % NAFTA 99.59 ▲3.34 % ARI 4,599 ▼2.01 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Kosova

“Ne propozime, ata refuzime”/ Ngërçi për zgjedhjen e presidentit, Kurti tregon prapaskenat e negociatave dhe akuzon…

“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë që opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përpos bllokimit. Prej disa kohesh veprimet janë kundër institucionaliste. Ajo është e interesuar në bllokimin e qeverisë tonë. E gjithë kjo bllokadë përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhore.

Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër, për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, rishikimin e buxhetit, u mobilizuan të gjithë përfshirë edhe listën serbe kurse për president nuk po vijnë në sallë.

Me bindjen se nuk i duhen bllokadat, me besimin e plotë që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, meqë kemi mbajtur mjaftueshëm dhe rezultati ka qenë i qartë, ndërkohë që vendit do ia humbnim mbi 10 milionë euro për zgjedhje, pa përmendur miliona të tjerë nëse nuk kemi kuvend funksional dhe duke pasur parasysh rrethanat globale i kemi bërë të gjitha për të mos shkuar në zgjedhje.

I ftova disa herë në takim, kryetarin e LDK-së, Abdixhikun e PDK-së, Hamza. Ata nuk kanë ofruar propozime, unë në vazhdimësi kam dhënë propozime.

Ne propozime ata refuzime. Të shtunën e bëmë edhe një hap tutje, kërkuam nga opozita të sjellin tre emra, ku përpos nënshkrimeve njërin do e votonim.

Ne u thamë, po bëhemi bashkë me juve e ti propozojmë tre kandidatë të gjitha propozimet tuaja. Asnjë propozim e shtymë afatin për kohë shtesë, kot sepse refuzim sërish. Dje ftuam debat parlamentar. E keni parasysh që më nuk mund t’i takojë, refuzojnë. As në debat nuk erdhën, u detyruam të flasim ne me qyetarët. Nuk erdhën në debat, nuk erdhën në takim.

Konjufca e Muhalxha, hapën rrugë. Në këtë mënyrë edhe një mundësi për propozime të reja. Sërish asgjë, refuzim përsëri. Me qëllim që vendit t’i japim president të ri, ofruam edhe dy propozime të reja.

Ku për së paku njërën prej tyre ka koncensus shoqëror. Hatixhe Hoxha dhe Feride Rushiti. Kur Rushiti nderohej për çmime presitgjioze, opozita krenohej me të. Ta zëmë postime si ajo e ish shefes së GP LDK-së, Hykmete Bajrami e pastaj nga PDK, Vlora Citaku.

Sot doli përmes vlora citaku doli duke kërkuar tëheqjen e znj. Rushiti. Si është e mundur gjithë ato vargje për zonjën rushiti dje, e sot nuk e marrin mundin të vijnë në sallë. Refuzim që të marrin përgjegjësi, madje duke dërguar kërcënime ndaj një gruaje. I bëj thirrje të vijnë në Kuvend. “

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.