🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,760 ▼0.53%
DOW 51,123 ▼0.11%
NASDAQ 27,225 ▼1.14%
NAFTA 90.86 ▲2.92%
ARI 4,158 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▼ -3.15% ETH $2,424 ▼ -5.69% XRP $1.3399 ▼ -6.2% SOL $107.4900 ▼ -8.13%
S&P 500 7,760 ▼0.53 % DOW 51,123 ▼0.11 % NASDAQ 27,225 ▼1.14 % NAFTA 90.86 ▲2.92 % ARI 4,158 ▲0.42 % S&P 500 7,760 ▼0.53 % DOW 51,123 ▼0.11 % NASDAQ 27,225 ▼1.14 % NAFTA 90.86 ▲2.92 % ARI 4,158 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Premier League

Në Wembley vendos një gol, Man. City fiton trofeun e dytë për këtë sezon. Chelsea mbetet duarbosh (video)

Manchester City ka fituar trofeun e dytë këtë sezon, pasi mposhtën Chelsea-n 0-1 në finalen e FA Cup të luajtur në mitikun Wembley. Pak javë më parë, mposhtën Arsenalin në finalen e Carabao apo EFL Cup.

Pjesa e parë ishte e qetë nga të dy ekipet. Në minutën e 27-të, Erling Haaland gjeti golin, por që u anullua për pozicion jashtë loje. 45 minutat e para mbyllen 0-0.

E dyta nis më mirë për Man. City. Antoine Semenyo godet me kokë në minutën e 47-të, por topi përfundin mbi traversë. Në minutën e 58-të, te Chelsea pretendojnë për një prekje të topit me dorë brenda zonës nga ana e lojtarëve të City-t dhe kërkojnë penallti, por arbitri vazhdon lojën normalisht.

Në minutën e 66-të, ka një kontakt në zonë dh Joao Pedro rrëzohet, duke kërkuar penallti. Arbitri vazhdon sërish lojën normalisht. Finalja u zhbllokua në minutën e 72-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe asistit të Haaland, ishte Antoine semenyo që shënon një gol spektakolar.

Në minutën e 73-të, Enzo Fernandez kishte shansin e artë të barazonte shifrat, por nuk u tregua i saktë në momentin e fundit. Në minutën e 84-të, Man. City i afrohet golit të dytë, por goditja e Matheus Nunes përplaset në shtyllën e djathtë. Finalja mbyllet 0-1 për Man. City, që fiton kështu kompeticionin më të vjetër të futbollit në Angli dhe jo vetëm.

SHIKOGOLIN

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.