Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë
New York Times plas skandalin qe përfshin Kris LaCiviten. Këshilltari i Sali Berishës në zgjedhjet e vjetshme, ka këshilluar edhe Millorad dodik, dhe ka marrë miliona dollarë, pa njoftuar presidentin amerikan dhe duke përdorur emrin e Trump.
Presidenti Donald Trumps tha se LaCivita nuk ka punuar kurrë për të. Trump premtoi hetim të skandalit që mund të shtrihet dhe mbi Sali Berishën.
Analisti Martin Leka, i ftuar në “Tirana Live” tha se ky skandal do të këtë pasoja dhe për Sali Berishën, i cili sipas tij, duket se e ka përdorur LaCivita për t’i siguruar vizë për në SHBA, edhe pse vazhdon të jetë “non grata”.
Ai theksoi se sikur të mos mjaftonte sanksioni i SHBA, Sali Berishës është shpallur non grata nga vetë votuesit shqiptarë.
“Kreu i PD mbetet non grata në SHBA. Po ashtu Sali Berisha është non grata nga votuesit e Shqipërisë pasi e ka çuar PD në një nivel që është e pamundur të vijë në pushtet. Në të gjithë sondazhet mundshme, PD ka rënë si pasojë e një grumbull ndodhish. Lidhja me Dodik rëndon situatën PD”, tha ai.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.