☁️
Tiranë 20°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 95.66 ▼1.61%
ARI 4,416 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $81,109 ▲ +5.84% ETH $2,636 ▲ +7.44% XRP $1.4095 ▲ +8.57% SOL $113.8600 ▲ +12.49%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.66 ▼1.61 % ARI 4,416 ▲0.37 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 95.66 ▼1.61 % ARI 4,416 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Arte

Nënë Tereza në 30 fotografi, çelet në COD ekspozita me momente të rralla nga jeta e saj

“Shën Nënë Tereza – Një trashëgimi dashurie, dhembshurie dhe humanizmi” titullohet ekspozita e çelur sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog, kushtuar figurës që mishëron lidhjen e veçantë mes Shqipërisë dhe Indisë, si dhe në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Indi.

Në çeljen e ekspozitës ishin të pranishëm ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe ambasadori i Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal.

Në ekspozitë u prezantuan 30 fotografi që dokumentojnë momente nga vizitat e Nënë Terezës në Shqipëri, si edhe nga ceremonia e funeralit të saj në Indi, duke sjellë pranë çaste të rralla dhe duke rikthyer në vëmendjen e publikut një trashëgimi që vazhdon të frymëzojë.

“Sot, gjithnjë e më shumë identitetet përcaktohen përmes dallimeve, sesa përmes asaj që kanë të përbashkët. Nënë Tereza na mëson të kundërtën. Ajo nuk e dallonte njeriun nga pasaporta, kombësia apo feja, por nga nevojat dhe dinjiteti”, theksoi ministri Hoxha.

Ambasdadori Ravindra Prasad Jaiswal u shpreh se “Nënë Tereza mishëron më së miri Shqipërinë dhe popullin e saj. Megjithatë, thirrja e jetës së saj gjeti një jehonë në ethosin mijëravjeçar të Indisë, se hyjnorja është në çdo qenie njerëzore dhe se t’u shërbesh të varfërve dhe të pastrehëve do të thotë të adhurosh Zotin”.

“Kontributi i saj i jashtëzakonshëm për Indinë ka krijuar një lidhje midis dy vendeve tona që shkon shumë përtej miqësisë, një lidhje e afërsisë së qëndrueshme”, tha ambasadori indian.

Ekspozita sjell në vëmendje jo vetëm kujtimin e Nënë Terezës, por edhe vlerat e humanizmit, solidaritetit dhe respektit për dinjitetin njerëzor që ajo përfaqësoi gjatë gjithë jetës së saj.

Përmes këtyre fotografive, Shqipëria dhe India rikujtojnë një figurë që vijon të shërbejë si urë lidhëse mes dy popujve dhe si simbol i një trashëgimie që tejkalon kufijtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.