☁️
Tiranë 13°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.32 ▼3.65%
ARI 3,915 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,052 ▲ +0.18% ETH $2,280 ▲ +0.55% XRP $1.2497 ▼ -0.3% SOL $94.1900 ▼ -1.38%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.32 ▼3.65 % ARI 3,915 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Nënshkruhet marrëveshja hidrokarbure me kompanin italiane ENI për bllokun e Dumresë, lajm i shkëlqyer për rritjen e investimeve të huaja

Qeveria shqiptare dhe kompania italiane ENI nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje për kërkim të hidrokarbureve në bllokun e Dumresë, që vjen pas zbulimit shumë domethënës të kompanisë SHELL në zonën e Shpiragut.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilësoi sot një lajm të shkëlqyer për zhvillimin e sektorit të hidrokarbureve dhe një sinjal kuptimplotë për rritjen e mëtejshme të investimeve të huaja direkte në Shqipëri.

“Pas një negociate të gjatë ku ja vlen të theksojmë se ekspertët tanë kanë bërë një punë të shkëlqyer, ndodhemi për të firmosur një marrëveshje hidrokarbure për bllokun e Dumresë . Marrëveshja vendos një standard të ri të cilësisë, si në aspektin teknik edhe atë financiar”, – deklaroi ministrja Balluku.

Sipas Ballukut, investimet në sektorin e hidrokarbureve llogariten 1.5 miliard dollarë dhe investimet e parashikuara nga kompania ENI do të kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e këtij volumi.

Kompania ENI,- informoi më tej Balluku, – është një ndër kompanitë më të njohura në fushën e hidrokarbureve në botë dhe vendos standardet e larta në teknologji e proceset e punës në këtë industri.

Ajo u fut në tregun shqiptar që në vitet ’90, për t’u larguar më pas në vitin 1999, pasi kërkimet e saj ishin jo të suksesshme. Por kompania vendosi të kthehet sërish për të kërkuar e më pas zhvilluar sektorin hidrokarbur në vendin tonë.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje me kompaninë ENI do të sjellë jo vetëm përfitime për buxhetin e shtetit, por kompania vjen me një qasje të orientuar drejt përgjegjësisë sociale”, – deklaroi ministrja Balluku.

Prezenca e kësaj kompania në tregun shqiptar, – theksoi ajo, – është një garanci për zhvillimin e sigurt të sektorit hidrokarbur dhe zonave naftëmbajtëse, pasi qeveria shqiptare e vlerëson si prioritet zhvillimin e rritjen e sektorit të hidrokarbureve, duke qenë se ka impakt të lartë në rritjen ekonomike e përmirësimin e klimës së biznesit.

Ardhja e ENI-t në Shqipëri, – vuri në dukje ministrja Balluku,- përbën një premisë të mirë edhe për më shumë investime të huaja drejt vendit tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.