⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.54 ▲1.51%
ARI 4,007 ▼0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,045 ▼ -2.61% ETH $2,230 ▼ -3.97% XRP $1.2589 ▼ -2.64% SOL $97.3700 ▼ -2.96%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,007 ▼0.61 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.54 ▲1.51 % ARI 4,007 ▼0.61 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nëse referendumi nuk kalon, mund të ndodhë destabilizimi i denarit

Këshilli i investitorëve të huaj në Maqedoni, paralajmëron se në rast të dështimit të referendumit, është i mundur një destabilizimi i denarit.

Kryetari i Këshillit, Shtefan Peter, në një konferencë për mediat në Odën Ekonomike të Maqedonisë, ku shpalosi pikëpamjet për perspektivat euroatlantike të vendit, tha se referendumi i 30 shtatorit është jetik për vendin, duke shtuar se dështimi eventual, mund të destabilizojë valutën e denarit.

“Nuk dëshiroj kjo të ndodhë, as që po paralajmëroj një gjë të tillë, megjithatë, nëse të dielën dështon referendumi, është i mundur një destabilizim i denarit”, deklaroi Peter.

Sipas tij, është e vështirë të mbijetojë një valutë të cilën e përdorin dy milionë njerëz.

“Mendimi im personal i bazuar në arsimimin që kam marrë në këtë fushë, është se një valutë e përdorur nga 2 milionë banorë, nuk mund të mbijetojë”, tha më tej Peter.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë të dalin të dielën dhe të votojnë.

“Nëse qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të planifikojnë jetën e tyre duke mos u varur nga dikush tjetër, atëherë duhet të përdorin të dielën, por jo për kafe, jo për drekë, por të shkojnë në vendvotim dhe të votojnë”, porositi Peter, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të Bordit Drejtues të EVN-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.