⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.52 ▲1.1%
ARI 3,946 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,350 ▼ -0.36% ETH $2,280 ▲ +0% XRP $1.2783 ▲ +2.61% SOL $92.7200 ▼ -1.15%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.52 ▲1.1 % ARI 3,946 ▼0.6 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.52 ▲1.1 % ARI 3,946 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur neg

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur gjatë samitit të Euronews për Zgjerimin në Bruksel se, synimi i Shqipërisë është të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027.

Rama u shpreh skeptik me afatet e vendosura herë pas here nga Bashkimi Evropian lidhur me Shqipërinë, por theksoi se vendi ynë është duke punuar fort në një front të përbashkët me Komisionin Evropian për të arritur këtë objektiv.

“Nuk jam kaq i ri më në këtë detyrë dhe kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Siç thuhet dhe ka thënë dikush, megjithatë unë shikoj afate që janë fashitur rrugës. Kam parë se si BE nuk ka realizuar premtimet e veta dhe kam parë se si BE ka realizuar më shumë nga sa pret. Ne po punojmë shumë fort në një plan të përbashkët të mbështetur nga Komisioni i BE-së për të përmbyllur negociatat. Nëse vazhdon kështu deri vitin tjetër, do të mbyllim negociatat.

Kjo nënkupton që ne kemi bërë punën tonë, nëse flasim për 27-ën është një punë tjetër, janë 27 ‘mjekë’ që duhet të jenë në të njëjtën mendje. Është pjesë e së gjithës kësaj deri në fund të ditëve, marrja me këto çështje është punë. Nëse kemi çështje që duhet të përballemi me një fazë, është që nuk jemi gati për të qenë anëtarë të BE-së me kushte të plota. Duhet ta bëjmë për hir tonë dhe për hir të fëmijëve tanë.

Po kemi probleme dhe po mundohemi që t’i zgjidhim dhe BE po na ndihmon që t’i përballim këto me mjete që nuk i kishim. Është fat shumë i madh që të jesh në zemër të Europës. Ky është ndryshimi, pse nuk funksionon Afganistani dhe Irani?! Sepse nuk kanë BE-në, si pikë horizonti dhe pikë dije se si ndërtohet shteti. Është një martesë me BE-në, ku çdo gjë është e parashikueshme. Është diçka me dobi për ne dhe popullin shqiptar.

Nuk ka qenë e lehtë, kemi dhe ne pengesat tona të brendshme. Jemi siguruar që ekipi ynë të jetë në kohë në Bruksel dhe të flasë me këta burokratë, që janë alienët më të jashtëzakonshëm që mund të gjesh në jetën reale, që dinë shumë mirë të të torturojnë dhe të nxjerrin më të mirën nga vetja.”, tha kryeministri Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.