Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite rezolutat për shëndetësinë dhe energjinë
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 19 nëntor, në të cilën do të shqyrtohen disa rezoluta, raporton RTK.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend të ditës është paraparë edhe shqyrtimi i raportit vjetor për performancën e Sistemit të Shëndetësisë së Kosovës për vitin 2024, si dhe raporti i monitorimit të Agjencisë Kosovare për Barna dhe Pajisje Medicinale për periudhën janar–qershor 2025.
Po ashtu, deputetët do të diskutojnë për rezolutën për vlerësimin e gjendjes dhe zbatimin e politikave shëndetësore në vend, si dhe për projekt-rezolutën për sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe zbatimin e strategjisë së energjisë.
Gjatë seancës do të paraqitet edhe propozim-vendimi për themelimin e Komisionit ad hoc për verifikimin e verifikimit të përvojës së punës për qytetarët e Republikës së Kosovës në Ish-Jugosllavi, për periudhën 1989–1999.
Në rend dite janë përfshirë edhe disa propozim-vendime për ndryshimin dhe plotësimin e vendimeve për emërimin e anëtarëve të komisioneve parlamentare, si dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare.
Një pikë tjetër e rendit të ditës është propozimi për rishqyrtimin e Ligjit për themelimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të rikthyer nga presidentja e Kosovës, si dhe raporti i Komisionit për Legjislacion për shqyrtimin e kërkesës së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për zbatimin e vendimit të Kuvendit për formimin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me punësimet në KEK.
Sipas rendit të ditës, në seancë do të diskutohet edhe për shqyrtimin e rekomandimit për rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës, kërkesa për rishqyrtim të vendimit për rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës, si dhe propozimi për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për punësimet e punonjësve të KEK-ut.
Në rend dite janë përfshirë edhe disa propozime për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve për menaxhimin e pasurisë së përbashkët, për emërimin e anëtarëve të Bordit të OSHC-së, si dhe për emërimin e një anëtari të Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Një pikë tjetër e rendit të ditës është propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në seancë do të ketë edhe formimin e një Komisioni hetimor parlamentar për punësimet e punonjësve në KEK, si dhe shqyrtimin e Raportit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për çështjen e mbikëqyrjes së procesit të integrimit të ish-pjesëtarëve të sistemit paralel në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Në fund të seancës, deputetët do të shqyrtojnë propozimin për vlerësimin e raportit vjetor për performancën e sistemit shëndetësor për vitin 2024.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.