☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,507 ▼0.56%
DOW 52,212 ▼0.34%
NASDAQ 24,992 ▼1.04%
NAFTA 85.86 ▼1.14%
ARI 4,038 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,442 ▼ -1.57% ETH $2,043 ▼ -3.68% XRP $1.0697 ▼ -1.93% SOL $82.7300 ▼ -4.14%
S&P 500 7,507 ▼0.56 % DOW 52,212 ▼0.34 % NASDAQ 24,992 ▼1.04 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,038 ▼1.87 % S&P 500 7,507 ▼0.56 % DOW 52,212 ▼0.34 % NASDAQ 24,992 ▼1.04 % NAFTA 85.86 ▼1.14 % ARI 4,038 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nesër publikohet lista e zgjedhësve/ Doracaj: Akuzat e PD-së të pabaza e të qëllimshme, qytetarët mund ta verifikojnë

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj deklaroi sot se akuzat e PD-së lidhur me ndryshime të listave të zgjedhësve, janë të pabaza, të qëllimshme për të cenuar standartin e zgjedhjeve

Në një intervistë televizive, Doracaj hodhi poshtë akuzat e PD-së se po manipulohet listat e zgjedhësve me ndryshimin e qendrave të vendbanimit të tyre.

“Sqaroj edhe një herë që askush dhe asnjëri nga qytetarët shqiptarë që plotëson kushtet për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit nuk është zhvendosur pa dijeninë e tij, apo pa kryer procedurën ligjore nga qendra e votimit ku ka kryer votimet në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Doracaj.

Ai sqaroi se sot është shumë e thjeshtë, çdo qytetar mundtë klikojë në e-Albania dhe të verifikojë qendrën e votimit.

“Partia Demokratike me akuzat e saj mund të duronte apo mund të verifikonte, megjithatë nesër unë i ftoj të verifikojnë listat, pasi është dita e nesërme që është dita që Ministria e Brendshme dhe Gjendja Civile publikojnë ekstraktin e parë më përbërësit zgjedhor dhe të gjithë ata qytetarë që nuk e verifikojnë emrin ne e-Albania apo në sajtin e Ministrisë së Brendshme mund t’i drejtohen Gjendjes Civile ku do jetë afishur lista në përmbushje të detyrimit të Kodit Zgjedhor dhe le ta shikojnë se asgjë nuk ka ndodhur, thjesht ishte një akuzë e pabazë e qëllimshme e PD-së për të cenuar standardin e zgjedhjeve”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.