Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.14 ▼3.06%
ARI 4,401 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $85,312 ▲ +6.16% ETH $2,730 ▲ +6.03% XRP $1.4901 ▲ +8.36% SOL $116.8400 ▲ +7.96%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.14 ▼3.06 % ARI 4,401 ▼0.54 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.14 ▼3.06 % ARI 4,401 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Bota

“New York Post”: Konsumimi i domateve lidhet me përmirësime në kujtesë dhe përqendrim

– Konsumimi i rregullt i domateve mund të ketë ndikim pozitiv në disa funksione të trurit, veçanërisht në përqendrim dhe kujtesë, sipas një studimi të ri të kryer në Spanjë, raportoi “New York Post”.

Studimi, i publikuar në revistën shkencore “Antioxidants”, përfshiu 47 të rritur të shëndetshëm të moshës 40 deri në 55 vjeç. Nga pjesëmarrësit, 42 e përfunduan të gjithë studimin.

Ata u ndoqën për dy periudha nga tre muaj, gjatë të cilave njëra periudhë përfshinte konsumimin e përditshëm të salcës së domates, ndërsa në periudhën tjetër ndiqnin një dietë me më pak ushqime të pasura me likopen (i gjendur në sasi të lartë te domatet).

Pjesëmarrësit që konsumuan salcë domate morën rreth 0,5 gram për kilogram peshë trupore në ditë.

Për një person që peshon 70 kilogramë, kjo është rreth 35 gramë salcë domate në ditë, afërsisht dy lugë gjelle.

Pas tre muajsh, studiuesit vunë re përmirësime në disa teste të funksioneve njohëse.

Konkretisht, u përmirësuan vëmendja dhe përqendrimi, shpejtësia e përpunimit të informacionit dhe kujtesa shoqëruese, pra aftësia për të lidhur dhe mbajtur mend dy informacione të ndryshme, si për shembull një emër me një fytyrë.

Studiuesit vunë re gjithashtu një ndryshim në nivelet e BDNF-së, një proteinë që lidhet me rritjen dhe krijimin e lidhjeve të reja mes qelizave nervore dhe me proceset e të mësuarit dhe kujtesës.

Megjithatë, rritja e BDNF-së ishte në kufirin e rëndësisë statistikore, ndaj kjo pjesë e rezultatit duhet interpretuar me kujdes.

Një nga përbërësit që studiuesit dyshojnë se mund të ketë rol është likopeni, një substancë natyrale që i jep domates ngjyrën e kuqe.

Likopeni është një antioksidant dhe mund të kalojë barrierën që ndan gjakun nga truri.

Në studim, rritja e nivelit të likopenit në gjak, u shoqërua me përmirësime në përqendrim dhe shpejtësinë e përpunimit të informacionit.

Skanimet e trurit të një nëngrupi të vogël pjesëmarrësish, treguan gjithashtu ndryshime në mënyrën se si komunikonin disa zona të trurit.

Megjithatë, kjo pjesë e studimit, përfshiu vetëm një numër të vogël njerëzish dhe rezultatet nuk janë të mjaftueshme për të nxjerrë përfundime të forta.

Studiuesit theksojnë se nuk mund të thuhet ende se domatet ose likopeni përmirësojnë drejtpërdrejt shëndetin e trurit në afat të gjatë.

Domatja përmban vitamina dhe substanca të tjera antioksiduese, ndaj studimi nuk mundi të përcaktojë nëse efekti erdhi vetëm nga likopeni. Për këtë arsye nevojiten studime më të mëdha dhe më afatgjata.

Studimi është veçanërisht interesant, pasi nuk u krye te persona me probleme të kujtesës, por te të rritur të shëndetshëm të moshës së mesme, duke sugjeruar se dieta mund të ketë rol edhe në ruajtjen e funksioneve njohëse gjatë moshës së mesme.

Megjithatë, rezultatet nuk nënkuptojnë se ngrënia e domateve, parandalon Alzheimerin ose sëmundje të tjera të trurit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.