Nga 24 nëntori pritet shtrenjtim i derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet të shpallë çmimet e reja të derivateve, që hyjnë në fuqi nga 24 nëntori; pas lirimit të javës së kaluar, këtë javë paralajmërohet rritje e çmimeve me pakicë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) pritet të shpallë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 24 nëntori. Sipas paralajmërimeve, këtë javë pritet rritje e çmimeve me pakicë, pas uljes së regjistruar javën e kaluar, njofton Alsat.
Në vendimin e fundit, çmimi i Eurosuper 95 ishte 84 denarë për litër, Eurosuper 98 kushtonte 86 denarë, ndërsa dizeli 92 denarë për litër.
Javën e kaluar, benzina u lirua për 2 denarë, ndërsa dizeli për 2,5 denarë për litër.
Çmimet e reja do të përcaktohen nga KRRE-ja duke marrë parasysh lëvizjet në tregjet ndërkombëtare të naftës, kursin e dollarit dhe faktorët e tjerë të paraparë me metodologjinë përkatëse.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.