Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon reagim urgjent nga institucionet
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve "Anima Mundi" kërkon reagim urgjent nga MPB-ja dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pas gjetjes së disa qenve të ngordhur në lagjen Butel të Shkupit.
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi” ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AHV), pas dyshimeve për helmimin e disa qenve në lagjen Butel të Shkupit, njofton Alsat.
Sipas shoqatës, disa qen, që dyshohet se i përkasin të njëjtës pjellë, janë gjetur të ngordhur pranë njëri-tjetrit në një hapësirë publike. Nga “Anima Mundi” thonë se dyshohet që kafshët janë helmuar, ndërsa për këtë rast kanë publikuar edhe një video në Facebook.
Shoqata paralajmëron se përdorimi i mundshëm i helmit në hapësira publike përbën rrezik serioz jo vetëm për kafshët, por edhe për qytetarët, veçanërisht për fëmijët, dhe kërkon që institucionet të hetojnë rastin dhe të marrin masa urgjente.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.