Pa ujë tri rrugë në Shkup për shkak të një defekti në tubacion
Për shkak të një defekti në tubacionin në rrugën Marko Krale, sot pa ujë mbeten rrugët Marko Krale, Dabnica dhe Zufer Musiç, deri në përfundimin e riparimit.
Për shkak të një defekti në tubacionin e ujit në rrugën Marko Krale, numri 106, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugët Marko Krale, Dabnica dhe Zufer Musiç, njofton Alsat.
Uji do të ndërpritet nga ora 8:30 e mëngjesit dhe ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve për riparimin e defektit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.