🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 81.88 ▼1.83%
ARI 3,627 ▲3.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,310 ▲ +0.72% ETH $1,726 ▲ +1.08% XRP $0.9417 ▲ +1.85% SOL $72.5700 ▲ +3.36%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 81.88 ▼1.83 % ARI 3,627 ▲3.18 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 81.88 ▼1.83 % ARI 3,627 ▲3.18 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Politika

Ministret Kumbaro dhe Spahiu takohen me studentët e Mjekësisë që përfitojnë nga ndryshimet në rregulloren e Praktikës Pr

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe ajo e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu patën një takim me studentë të Fakultetit të Infermierisë, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, si dhe përfaqësues të këtij Universiteti në vijim të ndryshimeve të rregullores së praktikës profesionale që lehtësojnë procedurat administrative dhe u japin mundësi studentëve që pas kryerjes së praktikës profesionale, të hyjnë menjëherë në Provimin e Shtetit.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro u shpreh se ky ndryshim reflekton kërkesat e vetë studentëve të cilat janë dëgjuar dhe është punuar për t’u dhënë zgjidhje ligjore.

“Duke qëmtuar të gjithë hapat që ju duhen për t’u futur në profesion, që nga momenti që jeni futur në konkurs dhe keni aplikuar për në universitet përmes sistemit të brendshëm të universiteteve, tek rregullat për të ndjekur praktikën profesionale dhe më tej provimit të licencës që ju jep mundësinë ligjore dhe garancinë për t’u futur në tregun profesional, patëm një kërkesë edhe nga kolegët tuaj të të gjitha profileve që kishin përfunduar praktikën profesionale dhe po bëheshin gati për provimin e shtetit për të hequr hallkën e provimit të vlerësimit të ndërmjetëm.

Për t’ua lehtësuar të gjithë profileve këtë momentin e provimit të ndërmjetëm, me një urdhër të përbashkët të Ministrisë së Sëndetësië dhe Mirëqenies Sociale si dhe Ministrisë së Arsimit, vendosëm këtë derregullim që lehtëson procedurat burokratike në profesione të ndryshme dhe kjo ju shërben ju”, tha ministrja Kumbaro.

Ministrja e Shëndetësië dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu theksoi se ky ndryshim lehtëson fillimet e jetës profesionale për studentët e fushave mjekësore, duke iu garantuar në të njëjtën kohë marrjen e njohurive maksimale teorike e praktike.

“Është vetëm fillimi i një pune të cilën do ta çojmë përpara për të adresuar jo vetëm shqetësime, por për të gjetur rrugën e bashkëpunimit në mënyrë që jo vetëm të pajiseni me një diplomë që ju konfirmon se jeni në shërbim si infermierë, por gjatë gjithë praktikës suaj të arrini të merrni njohuritë maksimale, edhe teorike, edhe praktike”, u shpreh ministrja Spahiu.

Deri më tani, pas përfundimit të studimeve dhe praktikës profesionale, kandidatët duhej t’i nënshtroheshin edhe një vlerësimi të ndërmjetëm nga Urdhrat Profesionalë, përpara se të hynin në provimin e shtetit.

Me ndryshimet e propozuara, kjo hallkë shtesë hiqet. Mjekët, stomatologët, farmacistët, infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë të shëndetësisë, pas përfundimit të praktikës profesionale, do të mund të vijojnë drejtpërdrejt me provimin e shtetit.

Nga ky ndryshim përfitojnë edhe kandidatët që e kanë përfunduar tashmë praktikën, por kanë mbetur në pritje të procedurave të vlerësimit, falë dispozitave kalimtare që parashikojnë përfshirjen e tyre në rregullat e reja.

Në fund të takimit, të dy ministret shprehën angazhimin për lehtësimin e mëtejshëm të procedurave administrative për studentët me qëllim përfshirjen e tyre në projekte universitare dhe profesionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.