☁️
Tiranë 19°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.54 ▼4.4%
ARI 3,908 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,119 ▲ +-0% ETH $2,292 ▲ +0.95% XRP $1.2526 ▲ +0.02% SOL $94.4300 ▼ -1.17%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.54 ▼4.4 % ARI 3,908 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Nga “ankandi elektronik” te “sekretet shtetërore”, Ministria e Mbrojtjes prezanton ligjin e ri për prokurimet

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik një projektligj tërësisht të ri që do të rregullojë procedurat e blerjeve dhe tenderave në sektorët strategjikë të vendit. Drafti i ri “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë” synon të shfuqizojë dhe zëvendësojë plotësisht ligjin aktual nr. 36/2020, për ta përafruar atë me standardet dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Nga amendament, në një ligj tërësisht të ri

Sipas relacionit shoqërues, nisma nisi fillimisht si një paketë e thjeshtë amendamentesh për të ndryshuar ligjin ekzistues. Megjithatë, pas konsultimeve me shërbimet e Komisionit Evropian dhe vlerësimit të bërë nga Programi SIGMA (një nismë e përbashkët e BE-së dhe OECD-së), u evidentua nevoja për ndërhyrje të thella. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësuan se kuadri shqiptar përputhej vetëm pjesërisht me Direktivën 2009/81/KE. Duke qenë se ndryshimet e kërkuara preknin mbi 50% të përmbajtjes së ligjit të vitit 2020, qeveria vendosi rikonceptimin e plotë të tij në një ligj të ri për të shmangur paqartësitë juridike.

Ankandet elektronike dhe siguria e informacionit

Projektligji i ri sjell një sërë instrumentesh të munguara ose të rregulluara dobët më parë. Për herë të parë detajohet përdorimi i “ankandit elektronik”, si dhe parashikohet “njoftimi vullnetar për transparencë paraprake”.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar mbrojtjes së të dhënave sensitive. Projektligji harmonizon terminologjinë dhe masat mbrojtëse për kontratat që përfshijnë “informacion të klasifikuar” (sekret shtetëror), duke u mbështetur në ligjin e ri të vitit 2023. Gjithashtu, vendosen kritere strikte për nënkontraktorët, duke parashikuar një interval detyrues nënkontraktimi me kufi maksimal deri në 30% të vlerës së kontratës kryesore, si dhe rregulla të qarta për zbatimin e standardeve të NATO-s, standardeve evropiane të cilësisë dhe atyre mjedisore (EMAS).

Ankimet dhe kontrolli administrativ

Për të rritur transparencën dhe për të shmangur abuzimet, projektligji qartëson rolet e institucioneve mbikëqyrëse. Autoriteti i Prokurimit Publik (APP) ngarkohet me kontrollin e procedurave pas nënshkrimit të kontratës (deri në 3 vjet pas lidhjes së saj), ndërsa Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) mbetet filtri kryesor për ankesat e operatorëve ekonomikë. Afatet e ankimit janë bërë më dinamike, duke variuar nga 7 në 10 ditë, në varësi të vlerës së procedurës (nën apo mbi kufirin e lartë monetar). Për zyrtarët që shkelin rregullat me dashje, parashikohen gjoba nga 20 mijë deri në 500 mijë lekë, si dhe kallëzim penal.

Sipas relacionit të firmosur nga Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ky projektligj nuk ka efekte financiare për buxhetin e shtetit. Dokumenti, i cili ka kaluar tashmë fazën e bashkërendimit me ministritë e linjës, është i hapur për komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara për një periudhë 20-ditore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.