⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,667 ▼0.22%
DOW 51,235 ▼0.48%
NASDAQ 26,797 ▼0.09%
NAFTA 91.50 ▼1.19%
ARI 4,189 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,215 ▼ -0.04% ETH $2,683 ▲ +0.24% XRP $1.5198 ▲ +1.78% SOL $118.5800 ▲ +0.07%
S&P 500 7,667 ▼0.22 % DOW 51,235 ▼0.48 % NASDAQ 26,797 ▼0.09 % NAFTA 91.50 ▼1.19 % ARI 4,189 ▲0.5 % S&P 500 7,667 ▼0.22 % DOW 51,235 ▼0.48 % NASDAQ 26,797 ▼0.09 % NAFTA 91.50 ▼1.19 % ARI 4,189 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Nga Gjermania, Franca e Norvegjia – këta janë tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë aktgjykimin ndaj katërshes së UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar Panelin e Apelit që do të shqyrtojë kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Paneli përbëhet nga gjyqtarja franceze Michèle Picard, gjyqtari gjerman Kai Ambos dhe gjyqtarja norvegjeze Nina H. B. Jørgensen.

Të tre gjyqtarët kanë përvojë në drejtësinë penale ndërkombëtare dhe kanë shërbyer edhe në procedura të tjera pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Michèle Picard është gjykatëse e Gjykatës së Apelit në Paris. Ajo ka shërbyer më herët si gjykatëse në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa ka pasur edhe angazhime në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë dhe vende të tjera.

Në Dhomat e Specializuara, Picard ka qenë kryegjykatëse e paneleve të Apelit në çështjet Gucati dhe Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Kai Ambos, me shtetësi gjermane, është profesor i së drejtës penale dhe së drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Göttingenit. Ai ka punuar si avokat mbrojtës dhe konsulent në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Ambos ka qenë anëtar i Paneleve të Apelit në çështjet Gucati dhe Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Ndërsa Nina Jørgensen është profesoreshë e së drejtës publike ndërkombëtare në Universitetin e Southamptonit. Ajo ka përvojë në disa institucione të drejtësisë penale ndërkombëtare, përfshirë Tribunalin për ish-Jugosllavinë, Tribunalin për Ruandën, Gjykatën Speciale për Sierra Leonen dhe Dhomat e Jashtëzakonshme të Gjykatave të Kamboxhias.

Edhe Jørgensen ka qenë anëtare e Paneleve të Apelit në çështjet Gucati dhe Haradinaj, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala.

Caktimi i këtij paneli vjen pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator 2026 ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Ekipet e mbrojtjes kanë paralajmëruar kundërshtimin e aktgjykimit përmes procedurës së apelit, ndërsa Paneli i Apelit do të shqyrtojë parashtresat e palëve dhe do të vendosë për çështjet që i nënshtrohen shqyrtimit në këtë fazë.

Dhomat e Specializuara kanë sqaruar se është ende herët të përcaktohet se sa do të zgjasë procedura e apelit, pasi kohëzgjatja do të varet nga kompleksiteti i rastit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.