Nga mbështetja për Kievin deri tek kërcënimi më i madh i Shqipërisë! Rama flet për influencerin ukrainas
Influenceri ukrainas Max Klymenko zhvilloi këtë të shtunë një intervistë këtë të shtunë, 1 gusht, me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.
Biseda u publikua më pas në rrjetet sociale të Klymenkos, ku shfaqen edhe pamje nga brenda godinës së institucionit.
I pyetur se cila është pjesa më e vështirë e detyrës si kryeministër, Rama u përgjigj me humor “Që të mos çmendem.”
Ndërsa për atë që e motivon më shumë në punën e tij, kreu i qeverisë tha “Të bëj gjëra të mira për njerëzit”.
Në lidhje me luftën në Ukrainë, Rama theksoi se Shqipëria ka bërë gjithçka që ka pasur mundësi për të mbështetur Kievin.
Klymenko: Si po e ndihmon Shqipëria Ukrainën?
Rama: Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur.
Një nga përgjigjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo mbi kërcënimin më të madh për vendin.
“Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë“.
Sa i përket marrëdhënieve me drejtuesit ndërkombëtarë, Rama veçoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, si dhe Mark Rutte-n.
Klymenko: Më cilin nga liderët aktualë botërorë mendon se ke marrëdhënien më të mirë dhe me kë ke marrëdhënien me “sfiduese”?
Rama: Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh. Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump.
Në fund të intervistës, Klymenko e pyeti se çfarë këshille do t’u jepte të rinjve, por Rama “refuzoi” të jepte një të tillë.
“Dëgjo, kur unë isha fëmijë, kam qenë gjithmonë shumë i “tensionuar” kur më duhej të merrja këshilla, dhe kur u rrita u betova me veten time që kur të isha i rritur nuk do të jepja kurrë këshila të rinjve. Nuk është ide e mirë.“



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.