Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,409 ▲ +0.85% ETH $2,096 ▲ +0.95% XRP $1.4212 ▲ +2.23% SOL $87.7900 ▲ +0.7%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Europa

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian. Megjithatë në konfliktin aktual me Iranin BE-ja nuk luan më ndonjë rol të rëndësishëm.

Debati në Parlamentin Evropian këtë javë e bëri të qartë një gjë: Evropa nuk arrin dot ta përkthejë në influencë shqetësimin e saj në lidhje me Iranin. Anëtarët e Parlamentit Evropian debatuan rreth mënyrës se si BE duhet t’i përgjigjet sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke zbuluar edhe përçarjet e thella brenda bllokut dhe institucioneve të tij për këtë çështje. Debati i Strasburgut nxori në pah një Evropë të prekur thellësisht nga kriza, por mezi në gjendje të ndikojë tek ajo siç do të donte. “BE-ja thjesht nuk luan absolutisht asnjë rol të rëndësishëm për momentin”, thotë Julien Barnes-Dacey, drejtor i programit MENA në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR). “Evropianët janë të parëndësishëm.”

Më parë ndërmjetësuese

BE-ja më parë e konsideronte veten një lojtar kyçe në Iran. Që nga viti 2006, Përfaqësuesi/ja i/e Lartë i/e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë koordinoi bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit. Ky proces çoi në nënshkrimin në vitin 2015 të Planit të Përbashkët të Veprimit (JCPOA), Marrëveshjes së Vjenës mbi programin bërthamor iranian, e cila përcaktonte një kufizim të programit bërthamor iranian në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes, BE-ja mbeti koordinatore dhe avokatja e saj më e rëndësishme.

Tani spektatore

Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë. Nën presidencën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018, duke i dhënë një goditje të rëndë kuadrit diplomatik që BE-ja kishte punuar kaq shumë për ta krijuar. Megjithatë, humbja e ndikimit të BE-së nuk mund t’i atribuohet vetëm Trumpit, argumenton Barnes-Dacey.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas duke dhënë një deklaratë për mediat
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar një qasje të unifikuar evropiane ndaj konfliktit me Iranin.Fotografi: Dursun Aydemir/Anadolu/picture alliance

BE-ja e ka lënë pas dore Lindjen e Mesme për vite me radhë, argumenton eksperti. Në të njëjtën kohë, evropianët janë bërë gjithnjë e më pak të rëndësishëm si lojtarë kyç për Uashingtonin dhe Teheranin.

“As SHBA-të dhe as iranianët nuk e shohin Evropën si një ndërmjetës diplomatik serioz dhe të besueshëm”, thotë ai për DW.

Maneli Mirkhan, një analiste e lindur në Teheran që jeton në Paris, gjithashtu shprehet, se Evropa e ka humbur influencën e saj. Evropa ka qenë shumë naive për një kohë shumë të gjatë, thotë ajo për DW. BE e përqendruar në diplomaci dhe sanksione nuk ka arritur ta parandalojë Iranin nga zhvillimi i aftësive të tij ushtarake, bërthamore dhe teknologjike.

Problemi i njohur: Europa e ndarë

Mirkhan dhe Barnes-Dacey bien dakord në një pikë: Ndarjet e brendshme të Evropës, problemi ky i hershëm, vetëm sa po i përkeqëson situatën. Një politikë e jashtme e përbashkët ende varet shumë nga arritja e një konsensusi nga shtetet anëtare; por kjo është e vështirë të arrihet në një krizë sigurie që po zhvillohet me shpejtësi.

Spanja ka mbajtur një qëndrim veçanërisht të ashpër, duke i denoncuar sulmet ajrore si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz fillimisht dukej se mbështeste objektivin e SHBA dhe Izraelit për ndryshimin e regjimit, por më pas duket se u tërhoq. Gjermania dhe Franca, si dhe Mbretëria e Bashkuar, e cila nuk ka qenë anëtare e BE-së që nga viti 2020, tani po bëjnë thirrje për kujdes, dhe i lidhin thirrjet e tyre për përmbajtje me kritikat ndaj Iranit.

Mesazhet nga Brukseli janë gjithashtu të përziera. Kaja Kallas, diplomatja më e lartë e BE-së, po përpiqet për uljen e shkallëzimit, ndërsa Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen foli për një “tranzicion të besueshëm” dhe “shpresë të re” për popullin iranian.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez duke folur në një miting, pas tij qëndron sllogani "Jo luftës"
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka dënuar sulmet ajrore ndaj Iranit si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.Fotografi: Concha Ortega Oroz/Europa Press/dpa/picture alliance

Shqetësim për marrëdhënien transatlantike

Efektet e kësaj përçarjeje përkeqësohen më tej nga dobësia strategjike e Unionit, sipas Barnes-Dacey. Ai thotë se Evropa e ka përqendruar energjinë e saj gjeopolitike në Ukrainë. BE e shqetësuar për rrezikimin e marrëdhënieve tregtare dhe bashkëpunimit midis SHBA-së dhe BE-së në dritën e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ngurron të kundërshtojë hapur Trumpin për çështjen e Iranit. “Strategjikisht, evropianët vazhdojnë të përqendrohen kryesisht në mbrojtjen e marrëdhënieve transatlantike sepse duan të sigurohen që amerikanët të mbeten në anën e tyre”, përfundon Barnes-Dacey.

Një kompromis paradoksal. Lidhur me Ukrainën, BE-ja mbetet një lojtare e domosdoshme, duke koordinuar sanksionet, ndihmën dhe mbështetjen ushtarake. Në lidhje me Iranin, BE-ja është lojtare dytësore. Barnes-Dacey ia atribuon këtë realiteteve dhe prioriteteve gjeografike: ndërsa Ukraina përfaqëson një problem ekzistencial sigurie në fqinjësinë e menjëhershme të Evropës, Lindja e Mesme, pavarësisht rrezikut të dukshëm të përshkallëzimit të konfliktit, ka rënë poshtë në listën e prioriteteve. Kjo zbulon gjithashtu një të vërtetë të pakëndshme: Evropa ende përpiqet të shfrytëzojë peshën e saj ekonomike në mënyrë strategjike.

E margjinalizuar

Fakti që BE-ja e gjen veten në rolin e spektatores nuk do të thotë se mbetet e paprekur nga konflikti. Evropa mund të paguajë një çmim të lartë nëse Irani dobësohet por politikisht mbetet i paprekur, paralajmëron Mirkhan. Një konflikt i zgjatur mund të rrisë më tej çmimet e energjisë, të destabilizojë rajonin dhe të rrisë presionin e migracionit mbi Evropën. “Nëse nuk arrijmë të krijojmë kushte për një tranzicion relativisht të qëndrueshëm, rreziqet për evropianët janë shumë, shumë të larta”, thekson Mirkhan.

Roli i ardhshëm

Tek kjo pikë dy ekspertët, Mirkhan dhe Barnes-Dacey kanë qëndrime të ndryshme: Barnes-Dacey ka dyshime serioze se Evropa mund të rifitojë ndonjë ndikim të konsiderueshëm pa ndryshim themelor në vullnetin politik. Mirkhan është më optimiste. Ndërsa Evropa nuk ka më ndonjë ndikim të vërtetë në fazën ushtarake të krizës, ajo mund të luajë ende një rol të rëndësishëm nëse regjimi islamik bie: duke mbështetur grupet e opozitës, duke ndërmjetësuar dialogun midis tyre dhe duke formësuar kornizën demokratike për një tranzicion të mundshëm. Evropa, sipas Mirkhan, duhet të kalojë “nga veprimet deklarative dhe simbolike” në shndërrimin në një “forcë lëvizëse”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.