☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,737 ▲0.19%
DOW 52,512 ▲0.26%
NASDAQ 26,466 ▼0.05%
NAFTA 103.31 ▲3.41%
ARI 4,054 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,540 ▼ -0.12% ETH $2,333 ▼ -0.77% XRP $1.3110 ▼ -1.03% SOL $101.0600 ▼ -0.13%
S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,512 ▲0.26 % NASDAQ 26,466 ▼0.05 % NAFTA 103.31 ▲3.41 % ARI 4,054 ▼0.52 % S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,512 ▲0.26 % NASDAQ 26,466 ▼0.05 % NAFTA 103.31 ▲3.41 % ARI 4,054 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nga Turqia me destinacion Durrësin dhe vendet e BE-së, kapen në Kapshticë 6 emigrantë nga Sudani dhe Kuvajti! Ishin fshehur

Gjashtë shtetas të huaj janë zbuluar të fshehur në hapësirën e ngarkesës së një kamioni në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Sipas njoftimit të policisë ata u evidentuan mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 22:00, gjatë skanimit të një kamioni të ardhur nga Turqia me destinacion Durrësin. Shenjat e dyshimta në pjesën e pasme të trajlerit çuan në kontrollin fizik të automjetit nga punonjësit e Doganës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare.

Nga verifikimet paraprake rezultoi se pesë prej personave ishin nga Sudani dhe një nga Kuvajti. Dy prej tyre deklaruan se nuk kishin dokumente identifikimi me vete dhe dy ishin fëmijë.

Sipas deklarimeve të tyre, ata kishin hipur në kamion në Turqi me synimin për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Njoftimi i Policisë:

“Kapshticë, organet doganore evidentojnë një tentativë të kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj

Punonjësit e Degës Doganore të Kapshticës, në kuadër të ushtrimit të detyrave funksionale dhe të kontrolleve doganore, luajtën një rol të rëndësishëm në evidentimin e një tentative të kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Më datë 27.10.2026, rreth orës 22:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit dhe skanimit të një kamioni, i ardhur nga Turqia me destinacion Durrësin, u evidentua një rast i dyshuar i transportimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Gjatë procesit të skanimit të automjetit, u konstatuan shenja të dyshimta në pjesën e pasme të trajlerit, të ngjashme me siluetat e njerëzve. Pas këtij konstatimi, punonjësi i Doganës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, vijoi me kontrollin fizik të automjetit. Gjatë verifikimeve u konstatua se vula e sigurisë në kavo ishte në rregull, ndërsa në pjesën e pasme të kamionit u evidentuan gjashtë shtetas të huaj, të fshehur në hapësirën e ngarkesës.

Nga intervistimi paraprak rezultoi se pesë prej shtetasve ishin nga Sudani dhe një nga Kuvajti. Disa prej tyre dispononin dokumente identifikimi, ndërsa dy shtetas deklaruan se nuk kishin dokumente me vete. Sipas deklarimeve të tyre, ata kishin hipur në kamion në Turqi, me synimin për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Administrata Doganore vlerëson bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht në procesin e skanimit, kontrollit fizik dhe evidentimit të rasteve që mund të lidhen me trafikimin ose kontrabandimin e personave”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.