☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.16%
DOW 52,509 ▲0.25%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.96 ▲3.06%
ARI 4,054 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,605 ▼ -0.22% ETH $2,335 ▼ -0.78% XRP $1.3132 ▼ -0.68% SOL $101.0600 ▼ -0.14%
S&P 500 7,735 ▲0.16 % DOW 52,509 ▲0.25 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.96 ▲3.06 % ARI 4,054 ▼0.5 % S&P 500 7,735 ▲0.16 % DOW 52,509 ▲0.25 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.96 ▲3.06 % ARI 4,054 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

KOMENT – 68 jetë të humbura: A ishte gabimi njerëzor shkaku i tragjedisë hekurudhore në Spanjë?

MADRID, 28 tetor /ATSH-DPA/- Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur rëndë, pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjën qendrore, sot në mëngjes.

Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, tha se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një vendim i gabuar i punonjësve që kontrollojnë lëvizjen e trenave.

Sipas tij, një tren u lejua të vazhdonte udhëtimin, megjithëse sistemi i sigurisë nuk funksiononte.

Si ndodhi aksidenti?

Një tren i kompanisë private “Iryo” ishte ndalur në shina kur u godit nga pas nga një tren i kompanisë shtetërore “Renfe”.

Nga përplasja, tre vagona dolën nga shinat dhe ranë në një terren të pjerrët pranë hekurudhës.

Mund të ketë më shumë viktima

Në të dy trenat udhëtonin rreth 540 pasagjerë.

Ekipet e shpëtimit nuk kishin arritur ende të kontrollonin të gjithë vagonat, ndaj numri i viktimave mund të rritet.

Dyshime për gabim njerëzor

Sipas ministrit, një problem kompjuterik kishte nxjerrë jashtë funksionit sistemin automatik të sigurisë, në një segment prej 63 kilometrash të hekurudhës.

Të gjithë trenat në atë pjesë ishin ndalur, por trenit “Renfe” iu dha leje të vazhdonte udhëtimin.

Hetimet do të përcaktojnë nëse ky vendim ishte shkaku i përplasjes.

Ndërpritet qarkullimi i trenave

Udhëtimet hekurudhore mes Madridit dhe rajonit jugor të Andaluzisë u pezulluan në të dy drejtimet.

Në stacionet e trenave u krijuan radhë të gjata, ndërsa spitalet u bënë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për të plagosurit.

Shqetësime për sigurinë e hekurudhave

Aksidenti ka ngritur pikëpyetje për sigurinë e rrjetit hekurudhor spanjoll, veçanërisht pasi është fatkeqësia e dytë e madhe hekurudhore brenda nëntë muajve.

Një përfaqësues i sindikatës së punonjësve të hekurudhave, tha se kishte paralajmëruar prej kohësh për gjendjen e infrastrukturës.

Megjithatë, ekspertët kërkuan që të mos nxirren përfundime për shkaqet e aksidentit pa përfunduar hetimet.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, premtoi se ngjarja do të hetohet deri në fund dhe se çdo neglizhencë do të zbulohet.

“Dy aksidente të mëdha hekurudhore brenda nëntë muajve janë të papranueshme”, deklaroi ai.

Spanja në zi

Në të gjithë vendin u mbajt një minutë heshtje për viktimat, ndërsa disa aktivitete publike dhe ndeshje futbolli u anuluan.

Ngushëllime shprehën edhe kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Një tjetër aksident i rëndë në janar

Në janar, pranë Adamuzit, në rajonin e Andaluzisë, një tjetër aksident mes dy trenave shkaktoi 46 viktima dhe mbi 150 të plagosur.

Edhe atëherë, në aksident u përfshinë një tren i kompanisë “Iryo” dhe një tren i kompanisë shtetërore “Renfe”.

Ngjarja e fundit ka shtuar shqetësimet për sigurinë e rrjetit spanjoll të trenave me shpejtësi të lartë, i cili përdoret gjerësisht nga udhëtarët vendas dhe turistët. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.